Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusmaili: Pse PD nuk i duhet një lider humbës si Basha

2017/07/10 at 2:03 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Histori përgjimesh/ Nga Nishani, Rama e Meta te Basha, Olldashi dhe…

Ilir Rusmali i bën thirrje demokratëve të refuzojnë liderin humbës në Partinë Demokratike. Përmes një shkrimi të botuar sot në Panorama, Rusmali analizon situatën në PD duke shpjeguar përse demokratët duhet t’i dalin zot partisë dhe jo kryetarit.

Shembullin e nis me slloganin që përdorën demokratët amerikanë kur Bill Klinton ishte kandidat për president.

“Ishte fushata elektorale e vitit 1992 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte periudhë recesioni dhe amerikanëve nuk u ecnin punët mirë. Kandidati i demokratëve, Bill Klintoni, ndiente nevojën për të shkundur popullin e vet nga apatia e recesionit, ndaj lëshoi një thirrje të papranueshme për stilin e fushatave: “it’s the economy, stupid!”. Thirrja që më mirë shqipërohet nga fjalia: “dili zot ekonomisë, o i mjerë!”, ka hyrë në historinë e zgjedhjeve të botës për forcën e jashtëzakonshme të mesazhit që mbartte. Në vend që t’i fyente amerikanët, thirrja e Klintonit u hapi sytë, në vend që t’i rëndonte, ajo i lehtësoi, në vend që t’i armiqësonte, i bëri për vete.

Thirrja i preku atje ku u dhimbte më shumë, ishte e sinqertë, dashamirëse, ndaj iu bë ilaç. Thirrja e Klintonit ishte një mesazh i fortë, në përgjigje të një situate dëshpëruese. Një situatë tjetër dëshpëruese, boll të ndërrojë kundrinori, e mban thirrjen gjithaq të vlefshme, e bën gjithaq të fortë, e ruan klintoniane.

Në tërë këto vite angazhimi politik e profesional më ka ardhur në vëmendje me dhjetëra herë historia e kësaj anekdote elektorale, herë si kuriozitet, herë si burim humori, herë si qortim. Por asnjëherë nuk më ka ardhur në vëmendje, siç më ka ardhur këto ditë, si thirrje” shkruan Rusmali.

Ish zyrtari i lartë i PD-së vazhdon më tej me shpjegimin se vetëm kjo do ta mbronte partinë nga rrënimi.

“A është e mundur t’i dalësh zot partisë? Të duhet vetëm të kuptosh se në sistemet politike europiane lideri nuk ka “privilegjin e sundimit”, por ka “detyrimin e performancës”. Të refuzosh liderin humbës dhe me performancë negative që të të udhëheqë, nuk do të thotë të cenosh të drejtën e individit për të kandiduar, por do të thotë t’i shërbesh interesit më të mirë të anëtarësisë, do të thotë të mbrosh partinë nga rrënimi. Detyrimit për performancë duhet t’i nënshtrohet çdo lider politik në çdo zgjedhje. Liderët duhet të ndërrohen sa herë që humbin, apo nuk arrijnë objektivat, pa sentimente dhe pa kompromise, derisa të lindë lideri fitues, derisa të realizohen objektivat.

Vetëm kështu i dilet zot partisë.

Data 22 korrik është ditë e rëndësishme për PD-në. Në datë 22 korrik partia rikonfirmon liderin. Me votë plebishitare. Do ketë gëzim, hare, entuziazëm. Do ketë dhe mërzi, tulatje apo dëshpërim, por zor se do ketë shpresë. “Bill Klintoni” nuk do shfaqet te PD-ja (nuk pritet në fakt) ndaj, me gjasë, do mungojë thirrja klintoniane “it’s your Party, stupid!”. Me gjasë, demokratëve nuk do t’u hapen sytë, nuk do ringrihen, nuk do lehtësohen, lëvizja nuk do t’i rrëmbejë dhe nuk do shërohen.

Sëmundja vazhdon… Për të kuptuar kaq gjë nuk duhet pritur pa fund “Bill Klintoni”

Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
Këto janë rastet kur të famshmit kanë zgjedhur veshje totalisht të papërshtatshme në daljet publike

Këto janë rastet kur të famshmit kanë zgjedhur veshje totalisht të papërshtatshme në daljet publike

Peticioni/ Dhjetëra firma kundër Bashës: Të largohet, procesi i zgjedhjes së tij, një farsë

Peticioni/ Dhjetëra firma kundër Bashës: Të largohet, procesi i zgjedhjes së tij, një farsë

Pse femrat kur tradhëtohen fajsojnë gjithmonë femrën tjetër?

Pse femrat kur tradhëtohen fajsojnë gjithmonë femrën tjetër?

TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com