Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia zgjeron territorin e pushtuar në lindje të Ukrainës

2022/06/23 at 4:36 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia zgjeron territorin e pushtuar në lindje të Ukrainës

Moska zgjeroi territorin që kontrollon në lindje të Ukrainës pas pushtimit të dy fshatrave të enjten, Loskutivkas-in dhe Rai-Oleksandrivkas-in.

Autoritetet ushtarake britanike dhe ukrainase njoftuan se trupat ruse po përpiqen gjithashtu të marrin kontrollin e një autostrade kyçe në jugperëndim, e cila lidh Bakhmutin me Lysychanskun, në një përpjekje për të bllokuar korridoret e furnizimit, si dhe për të rrethuar forcat ukrainase, që ndodhen në vijën e parë të frontit.

Autoriteteve ukrainase bënë të ditur se autostrada (Bakhmut-Lysychansk) nuk është në përdorim për shkak të sulmeve të ashpra me artileri dhe se forcat ukrainase po furnizohen përmes një rruge alternative.

Sipas ministrisë britanike të Mbrojtjes forcat ukrainase ishin tërhequr nga disa zona pranë qytetit Lysychansk, për të shmangur mundësinë e rrethimit, në një kohë kur trupat ruse kanë dërguar përforcime dhe i kanë përqendruar sulmet në këtë zonë.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi se pas kapjes se dy fshatrave, trupat ruse po përpiqen të marrin kontrollin edhe të Syrotynes, një qytezë pranë Sievierodonetskut, qendra administrative e rajonit të Luhanskut.

Për javë të tëra, forcat ruse kanë bombarduar Sievierodonetskun nga ajri dhe toka. Tashmë forcat ukrainase ndodhen të ngujuara brenda uzinës kimike Azot së bashku me rreth 500 civilë.

Sipas burimeve britanike të zbulimit, që nga e diela, trupat ruse ka të ngjarë të ketë përparuar më shumë se pesë kilometra drejt pjesës jugore të Lysychanskut.

Pas një përpjekjeje të dështuar për të kapur kryeqytetin e Ukrainës në fazën e hershme të sulmit, që nisi më 24 shkurt, forcat ruse janë përqëndruar tashmë në qendrën industriale lindore të Ukrainës në Donbas, ku forcat ukrainase kanë luftuar me separatistët e mbështetur nga Moska që nga viti 2014.

Ushtria ruse kontrollon aktualisht rreth 95% të rajonit të Luhanskut dhe rreth gjysmën e rajonit të Donbasit./ VOA

Ju sugjerojmë

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
Kryesore

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

4 Dhjetor, 2025 7:21 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

4 Dhjetor, 2025 7:15 pm
Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën
Bota

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

4 Dhjetor, 2025 6:33 pm
Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?
Bota

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?

4 Dhjetor, 2025 6:32 pm
Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)
Aktualitet

Tirana Bank shpallet “Banka e Vitit në Shqipëri” nga The Banker (Financial Times)

4 Dhjetor, 2025 6:29 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Putin: Do të marrim kontrollin e Donbasit me forcë nëse Ukraina nuk tërhiqet

4 Dhjetor, 2025 5:18 pm
Gjykata Kushtetuese hap procedurën për zgjedhjen e kryetarit të ri
Aktualitet

Emrat që kanë kandiduar në Presidencë për Gjykatën Kushtetuese

4 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor
Life Style

Studimi/ Një javë “detoksifikim” nga rrjetet sociale përmirëson shëndetin mendor

4 Dhjetor, 2025 4:06 pm
Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: Janë bllokuar punët publike

4 Dhjetor, 2025 2:51 pm
Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës
Kronikë

Sekuestrohen 4 milionë euro pasuri nga Prokuroria e Vlorës

4 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Para
Renditja e FIFA/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova fiton një pozicion

Renditja e FIFA/ Shqipëria në vendnumëro, Kosova fiton një pozicion

Biden merr masa për të kompensuar pasojat e rritjes së çmimit të gazit

Biden merr masa për të kompensuar pasojat e rritjes së çmimit të gazit

Video/ Rama agresiv me Macron? Çfarë nuk u pa në samit

Video/ Rama agresiv me Macron? Çfarë nuk u pa në samit

TE FUNDIT

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë

Berisha foltore në Mirditë: Edi Rama e ka diskriminuar veriun e Shqipërisë
4 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thirrur foltore me qytetarët në Mirditë. Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve,...

Lexo më shumë

PD udhëzon nisjen e procesit të analizës për zgjedhjet e 11 majit

PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
4 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka nisur të lëvizë dhe kërkon analiza të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit. Pas nisjes së turit...

Lexo më shumë

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën

Kina do të japë 100 milionë dollarë ndihmë për Gazën
4 Dhjetor, 2025

Kina do të ofrojë 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët për të ndihmuar në zbutjen e krizës humanitare në Gazë...

Lexo më shumë

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?

Analiza e BBC/Nafta, mbrojtja dhe gjeopolitika. Pse Putini po viziton Modin në Indi?
4 Dhjetor, 2025

Vladimir Putin mbërriti në Indi për një vizitë dyditore, ku u prit nga kryeministri Narendra Modi përpara samitit vjetor Rusi–Indi....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com