Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit

2025/07/27 at 6:05 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia zbeh festimet ndërsa dronë fluturojnë pranë vendlindjes së Putinit

Rusia mbajti ceremoni të zbehura për nder të marinës më 27 korrik në Shën Petersburg, duke përmendur shqetësime për sigurinë, ndërsa autoritetet në rajonin përreth raportuan se forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan disa dronë që, sipas tyre, ishin lëshuar nga Ukraina.


Ndërkohë, Rusia vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës, ku zyrtarët thanë se ushtria rrëzoi 78 nga 83 dronët sulmues ose mashtrues të lëshuar gjatë natës dhe në mëngjes, përfshirë disa fragmente të të cilëve dëmtuan ndërtesa në rajonin Poltava, që ndodhet mes Kievit dhe vijës së frontit në lindje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e ktheu paradën e Ditës së Marinës në lumin Neva në qytetin e tij të lindjes, Shën Petersburg, në vitin 2017, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të kremtuar ushtrinë dhe për të ndezur ndjenjat patriotike.

Por, parada detare u anulua këtë vit, një vendim i shpallur nga autoritetet lokale në fund të javës së kaluar. Më 27 korrik, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve se “kjo lidhet me situatën e përgjithshme, arsyet e sigurisë, të cilat janë mbi të gjitha”.

Zyrtarët rusë thanë se më shumë se 10 dronë u rrëzuan në mëngjes në rajonin e Leningradit, i cili rrethon Shën Petersburgun, dhe guvernatori tha se një grua u plagos lehtë nga mbetjet që ranë. Dhjetëra fluturime u pezulluan në aeroportin Pulkovo të Shën Petersburgut.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se gati 100 dronë u rrëzuan në rajone të ndryshme të Rusisë gjatë natës.

Putin ndodhej në Shën Petersburg dhe mori raporte për një stërvitje katërditore detare që përfundoi më 27 korrik dhe përfshinte anije nga Deti Baltik, përballë Shën Petersburgut, deri në Paqësor.

Ai u zotua të ndërtojë më shumë anije luftarake dhe të intensifikojë trajnimin detar, duke thënë se “fuqia goditëse dhe aftësia luftarake e marinës do të ngrihen në një nivel të ri cilësie”.

Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022, forcat e Kievit kanë fundosur ose dëmtuar disa anije luftarake ruse në Detin e Zi, duke penguar operacionet e saj atje dhe duke e detyruar të tërhiqet nga Gadishulli i pushtuar i Krimesë drejt një baze në Rusi, Novorosijsk.

Edhe pse jo me të njëjtin intensitet si sulmet ajrore të pamëshirshme që Rusia ka lëshuar mbi qytetet ukrainase në mbarë vendin dhe që janë shtuar muajt e fundit, Kievi e ka trazuar Rusinë me sulme me dronë.

Në një postim në rrjetet sociale më 26 korrik, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se sulmet ruse ndaj qyteteve, qytezave dhe infrastrukturës “sigurisht nuk mund të mbeten pa përgjigje, dhe dronët ukrainas me rreze të gjatë veprimi e sigurojnë atë”.

“Ndërmarrjet ushtarake ruse, logjistika ruse dhe fushat ajrore ruse duhet të shohin se lufta e vetë Rusisë tani po i godet ata me pasoja të vërteta”, shkroi ai. “Saktësia e dronëve tanë, natyra e përditshme e përgjigjeve të Ukrainës – janë disa nga argumentet që me siguri do ta afrojnë paqen”.

Negociatorët rusë dhe ukrainas nuk bënë asnjë përparim të dukshëm drejt paqes në raundin e tretë të shkurtër të negociatave të drejtpërdrejta në Stamboll më 23 korrik. Rusia ka refuzuar thirrjet e Shteteve të Bashkuara, vendeve evropiane dhe Ukrainës për armëpushim, dhe Kievi e Moska vazhdojnë të jenë larg njëra-tjetrës për çështje kyçe si territori dhe siguria.

Ndër të tjera, Rusia kërkon që Ukraina të heqë dorë nga katër rajone tokësore që ajo pretendon në mënyrë të pabazë se janë tani pjesë e saj, përfshirë edhe pjesë që forcat ruse nuk i kontrollojnë, dhe të pranojë kufizime të rrepta mbi përmasën e forcave të saj të armatosura dhe ndihmën ushtarake të huaj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka kërkuar të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje që kur mori detyrën në janar, kërcënoi më 14 korrik të vendosë sanksione të reja ndaj Moskës – dhe sanksione sekondare për vendet që blejnë produkte nafte nga Rusia – nëse Rusia dhe Ukraina nuk arrijnë një marrëveshje deri në fillim të shtatorit.

Në një intervistë për Fox News të transmetuar më 26 korrik, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Trump po bëhet “gjithnjë e më i frustruar” që, megjithëse ka pasur bashkëbisedime të mira me Putinin nëpërmjet telefonit, “ato nuk çojnë askund”.

Trump po “humb durimin. Po humb gatishmërinë për të vazhduar të presë që pala ruse të bëjë diçka këtu, për t’i dhënë fund kësaj lufte”, tha Rubio, duke shtuar se “nuk ka asnjë mënyrë që Putini të kishte mundur ta mbante këtë luftë pa mbështetjen e Kinës, veçanërisht përmes blerjes së naftës së tij”./rel



Ju sugjerojmë

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
Kryesore

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

18 Tetor, 2025 12:29 pm
Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak
Bota

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

18 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
Kronikë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

18 Tetor, 2025 10:45 am
Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali
Sport

Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali

18 Tetor, 2025 10:40 am
Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Bota

Australia ndalon mediat sociale për fëmijët nën 16 vjeç

18 Tetor, 2025 10:08 am
Analiza e gjakut zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme
Bota

Analiza e gjakut zbulon mbi 50 lloje kanceri në fazë të hershme

18 Tetor, 2025 10:00 am
Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë
Kronikë

Lëvizte i armatosur,arrestohet 30-vjeçari që udhëtonte si pasagjer me taksi në Lezhë

18 Tetor, 2025 9:44 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 tetor 2025

18 Tetor, 2025 8:36 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve

18 Tetor, 2025 8:34 am
KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Para
Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Analiza/ A po e dëmton Kotorin statusi i UNESCO-s?

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!

Shqipëria në flakë, Balluku zbret në terren: Dënim maksimal për zjarrvënësit!
















TE FUNDIT

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës

PS kërkoi përjashtimin e Bardhit me 30 ditë, të hënën mblidhet Komisioni i Etikës
18 Tetor, 2025

Revolta e tij në Kuvend dhe përplasja me Niko Peleshin, që më pas çoi në mbylljen e seancës plenare të së enjtes,...

Lexo më shumë

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak

Socialistët evropianë përjashtojnë partinë e kryeministrit sllovak
18 Tetor, 2025

Partia e Socialistëve Evropianë (PES) ka përjashtuar partinë e kryeministrit sllovak Robert Fico. Ky vendim i Asamblesë së Partisë Socialiste...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasjen e biznesmenit italian, gjykata lë në burg Kamber Sulçen

Vrasja e biznesmenit italian, autori tregon konfliktin për dritat e gjata të makinës
18 Tetor, 2025

Burg pa afat ka qenë masa e arrestit e dhënë për Kamber Sulçen nga Gjykata e Shkallës së Parë të...

Lexo më shumë

Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali

Futbollisti N’Golo Kante ndërton një spital me vlerë 5 milionë dollarë në Mali
18 Tetor, 2025

Nëse ju kujtohet N'Golo Kante, me siguri në mendje ju vjen edhe buzëqeshja e tij që nuk e heq kurrë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com