Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia vijon sulmet në Ukrainë, humbin jetën tre persona

2024/09/04 at 9:01 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia vijon sulmet në Ukrainë, humbin jetën tre persona

Zyrtarët ukrainas në Kiev dhe disa rajone tjera në Ukrainë, kanë raportuar për sulme raketore dhe me dronë, të nisura prej mesnatës deri në agim, më 4 shtator, si pasojë e të cilave janë vrarë të paktën tre njerëz.

Për sulmet e reja është raportuar vetëm një ditë pas sulmeve më vdekjeprurëse ruse në Ukrainë, prej nisjes së luftës, më 2022, pasi të paktën 51 persona janë vrarë në një qendër ushtarake të trajnimit në qendër të shtetit.

Udhëheqësit e administratave ushtarake në Kiev dhe Lviv, në lindje, dhe një zyrtar në Krivih Rih, kanë paralajmëruar se raketa lundruese janë detektuar të jenë nisur drejt qendrave të populluara. Shpërthimet kanë mundur të dëgjohen në tri qytetet.

Në Lviv, shefi i administratës ushtarake, Maksym Kozytskiy, ka thënë se tre persona janë vrarë dhe të paktën 25 të tjerë janë plagosur. Në Krivih Rih, në qendër të Ukrainës, politikani lokal, Oleksandr Vilkul, ka thënë se pesë persona janë plagosur, mirëpo asnjëri nuk është plagosur rëndë.

Ndërkohë, zyrtarët ukrainas po merren edhe me sulmet e një dite më parë në qytetin e Poltavës, që ka vrarë dhjetëra persona. Guvernatori i rajonit të Poltavës, Filip Pronin, ka thënë më 3 shtator se ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende në kërkim të të mbijetuarve.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se do të nisin hetime për shkaqet e incidentit. Pak pas sulmit janë bërë kritike të mëdha, meqë është raportuar se kadetët janë mbledhur në një ambient të jashtëm për një ceremoni diplomimi, dhe kështu Rusisë i është ofruar një mundësi për t’i shënjestruar ata.

Vladislav Seleznev, analist ushtarak ukrainas, dhe ish-zëdhënës i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ukrainas, ka thënë se Kremlini është fajtor për sulmin, mirëpo duhet kuptuar qartë dhe përgjegjësinë e Kievit. Zelensky i ka vazhduar thirrjet ndaj Perëndimit që ta furnizojnë Kievin me sisteme për mbrojtje ajrore dhe raketa me rreze të gjatë, “për të mbrojtur shtetin kundër terrorit rus”.

“Fatkeqësisht, çdo ditë vonesë nënkupton më shumë jetë të humbura”.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL

Ju sugjerojmë

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
Aktualitet

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

15 Qershor, 2025 3:33 pm
Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
Aktualitet

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

15 Qershor, 2025 3:19 pm
VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
Aktualitet

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

15 Qershor, 2025 2:37 pm
Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
Aktualitet

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

15 Qershor, 2025 2:14 pm
New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama
Bota

New York Times: Dasma “mbretërore” e Alex Soros,mbajti fjalim edhe Kryeministri Rama

15 Qershor, 2025 1:52 pm
Auto-Skicë
Bota

Qiproja thotë se Irani i ka kërkuar t’ia përcjellë Izraelit “disa mesazhe”

15 Qershor, 2025 1:37 pm
Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë
Aktualitet

Ministeriali i Evropës Juglindore/Ja rrugët që do bllokohen në Tiranë ditën e hënë

15 Qershor, 2025 1:20 pm
Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës
Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Velipojës

15 Qershor, 2025 12:59 pm
Sherr me thika mes adoleshentëve në Sarandë, plagoset një 17-vjeçar
Aktualitet

U rrëzua nga biçikleta, humb jetën 60-vjeçari në Tiranë

15 Qershor, 2025 12:36 pm
Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese
Kryesore

Të bësh triko leshi në mes të vapës përvëluese

15 Qershor, 2025 12:26 pm
Para
Ministri i Jashtëm i Ukrainës jep dorëheqjen

Ministri i Jashtëm i Ukrainës jep dorëheqjen

SHBA: Infrastruktura e zgjedhjeve presidenciale është e sigurt

SHBA: Infrastruktura e zgjedhjeve presidenciale është e sigurt

Kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë, 3 të arrestuar dhe 3 në kërkim në Vlorë

Kundërshtuan me forcë punonjësit e policisë, 3 të arrestuar dhe 3 në kërkim në Vlorë

TE FUNDIT

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar

Filmi DEA OPEN AIR/Ndarja e çmimeve të Edicionit të 12 të Festivalit Ndërkombëtar
15 Qershor, 2025

Mbrëmja gala që u mbajt në kryeqytet këtë të premte, solli një atmosferë festival, ku kryefjalë ishte kinematografia. DEA OPEN...

Lexo më shumë

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana

Përplasi për vdekje 59-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, kapet i riu nga Tirana
15 Qershor, 2025

Policia e Lezhës ka vënë në pranga autorin e aksidentit ku humbi jetën një 59-vjeçar. Aksidenti ndodhi më datë 29...

Lexo më shumë

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit

VIDEO/Pamje të rralla, balena shfaqet duke lundruar pranë Karaburunit
15 Qershor, 2025

Një ngjarje e rrallë natyrore ka ndodhur gjatë kësaj jave në ujërat e detit Jon, pranë gadishullit të Karaburunit. Në...

Lexo më shumë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë

Kryente manovra të rrezikshme në zonën e plazhit, bllokohet automjeti në Velipojë
15 Qershor, 2025

Policia ka ndaluar një automjet që kryente manovra të rrezikshme në zonën e rërës në plazhin e Velipojës, pasi rrezikonte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com