Sanksioneve të BE, Rusia i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.
Ditën e sotme Ministria e Jashtme e Rusisë deklaroi se do të zgjerojë listën e saj të zyrtarëve të BE-së të cilëve u ndalohet hyrja në përgjigje të sanksioneve të vendosura ndaj Moskës për veprimet e saj ushtarake në Ukrainë.
“Kufizimet zbatohen për lidershipin më të lartë të Bashkimit Evropian, duke përfshirë një numër komisionerësh evropianë dhe drejtues të strukturave ushtarake të BE-së, si dhe shumicën dërrmuese të anëtarëve të Parlamentit Evropian që promovojnë politikat anti-ruse”, tha ministria në një deklaratë./ Opinion.al