Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia: Vdekja e ushtarëve tanë vjen si pasojë e përdorimit të telefonave nga ana e tyre

2023/01/04 at 9:10 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia: Vdekja e ushtarëve tanë vjen si pasojë e përdorimit të telefonave nga ana e tyre

Rusia ka thënë se një sulm raketor – në natën e Vitit të Ri – që vrau të paktën 89 ushtarë rusë ndodhi për shkak se trupat po përdornin telefonat e tyre celularë. Ukraina goditi një kolegj për rekrutë në Makivka, në zonën e okupuar të Donjeckut, pak pas mesnatës së 1 janarit. Përdorimi i telefonave nga ushtarët, i cili ishte i ndaluar, i lejoi armikut të gjente objektivin e tij, tha ushtria ruse. Ndërsa numri i njerëzve të vrarë është i paverifikuar, ai është numri më i madh i vdekjeve të pranuara nga Rusia në luftë. Ukraina pretendon se shifra është shumë më e lartë, duke thënë se 400 ushtarë u vranë në sulm dhe 300 të tjerë u plagosën. Rusia tha se në orën 00:01 me orën lokale – në natën e Vitit të Ri, gjashtë raketa u hodhën nga një sistem raketor HIMARS, i prodhuar në SHBA-ja, në një kolegj profesional, dy prej të cilave u rrëzuan.

Zëvendëskomandanti i regjimentit, nënkoloneli Bachurin, ishte në mesin e të vrarëve, tha ministria e Mbrojtjes në një deklaratë në Telegram në orët e para të së mërkurës. Një komision po heton rrethanat e ngjarjes, u tha në deklaratë. Por është “tashmë e qartë” se shkaku kryesor i sulmit ishte prania dhe “përdorimi masiv” i telefonave celularë nga trupat tona, pavarësisht se kjo ishte e ndaluar, vazhdoi deklarata. “Ky faktor i lejoi armikut të lokalizojë dhe të përcaktojë koordinatat e vendndodhjes së personelit ushtarak për një sulm raketor”. Zyrtarët e shpallur fajtorë në hetim do të sillen para drejtësisë, u tha në deklaratë, “dhe po ndërmerren hapa për të parandaluar ngjarje të ngjashme në të ardhmen”.

Rusia gjithashtu rriti numrin e ushtarëve rusë të vrarë në sulm në 89, nga 63 që deklaroi më herët, megjithëse nuk ka mënyrë për të verifikuar numrin e ushtarëve të vrarë. Është jashtëzakonisht e rrallë që Moska të konfirmojë ndonjë viktimë në fushëbetejë. Kolegji profesional ishte i mbushur me rekrut në kohën e sulmit – burra që ishin në mesin e 300.000 të thirrurve në mobilizimin e pjesshëm të presidentit rus, Vladimir Putin, në shtator. Disa komentatorë dhe politikanë rusë kanë akuzuar ushtrinë për paaftësi, duke thënë se trupave nuk duhet t’u jepej kurrë strehim kaq i cënueshëm.

Pavel Gubarev, një ish-zyrtar kryesor rus në Donjeck, tha se vendimi për të vendosur një numër të madh ushtarësh në një ndërtesë ishte “neglizhencë kriminale”. “Nëse askush nuk dënohet për këtë, atëherë gjendja do të përkeqësohet edhe më shumë”, paralajmëroi ai.

Nënkryetari i parlamentit lokal të Moskës, Andrei Medvedev, tha se ishte e parashikueshme që ushtarët të fajësoheshin në vend të komandantit që mori vendimin fillestar për të vendosur kaq shumë trupa në një vend.

Presidenti Putin nënshkroi një dekret të martën që familjet e ushtarëve të Gardës Kombëtare të vrarë në shërbim të paguhen 5 milionë rubla (69.000 dollarë). Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës më 24 shkurt dhe që nga tetori po kryen sulme me dronë dhe raketa ndaj infrastrukturës energjetike të Kievit, duke lënë miliona ukrainas pa furnizim me rrymë./REL

Ju sugjerojmë

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
Aktualitet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

7 Korrik, 2025 12:05 pm
Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit
Aktualitet

Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

7 Korrik, 2025 12:01 pm
Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit
Aktualitet

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

7 Korrik, 2025 11:55 am
Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz
Aktualitet

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

7 Korrik, 2025 11:49 am
“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re
Bota

“Ka dalë nga binarët”/ Trump sulmon sërish Musk për krijimin e një partie të re

7 Korrik, 2025 11:48 am
Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert
Kronikë

Arrestohet në Zvicër reperi Noizy, ishte nisur për koncert

7 Korrik, 2025 11:42 am
Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal
Aktualitet

Malltezi në SPAK: Ka mbi 20 muaj “zvarritje”, asnjë fakt penal

7 Korrik, 2025 11:39 am
Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

7 Korrik, 2025 11:36 am
Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura
Bota

Përmbytjet në Teksas, 11 vajza ende të zhdukura

7 Korrik, 2025 11:29 am
Arrestohet 38-vjeçari në Vlorë, kishte kthyer magazinën e lokalit në “fole” droge
Kronikë

Në kërkim për trafik droge në Itali, shqiptari arrestohet në Kroaci

7 Korrik, 2025 11:26 am
Para
Turqi: Demokraci 100 vjeçare me suksese dhe dështime

Turqi: Demokraci 100 vjeçare me suksese dhe dështime

Kaluan festat në atdhe, fluks emigrantësh në dalje në Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Kaluan festat në atdhe, fluks emigrantësh në dalje në Kapshticë dhe Qafë-Thanë

Vrau veten në burg, 26-vjeçarja shqiptare i shkroi Maria de Filippit: Dua të rinis jetën

Vrau veten në burg, 26-vjeçarja shqiptare i shkroi Maria de Filippit: Dua të rinis jetën

TE FUNDIT

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet

Nis mbledhja e KAS/ PD raporton mbi shkeljet në Elbasan dhe filmimet
7 Korrik, 2025

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve është mbledhur pas procesit të rinumërimit për tre javë në katër qarqe kyçe në vend....

Lexo më shumë

Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit

Aulon Kalaja protestë para KQZ, kërkon hapjen e të gjitha kutive të Durrësit
7 Korrik, 2025

Kandidati Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetësish po proteston përpara Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. I pakënaqur me rezultatin...

Lexo më shumë

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit

Rreziku i temperaturave të larta/ Si të mbroheni nga goditjet e të nxehtit
7 Korrik, 2025

Temperaturat e larta të verës na përballin me rrezikun e goditjeve nga i nxehti. Këto të fundit janë episode që...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz

Përfshihet nga zjarri autobusi i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik, 2025

Një autobus i linjës Tiranë-Kamëz është përfshirë nga flakët ditën e sotme. Zjarri është shfaqur fillimisht në pjesën e motorit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com