Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia vazhdon sulmet ndaj porteve ukrainase, lëshon dronë e dhjetëra raketa

2023/09/17 at 10:01 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia vazhdon sulmet ndaj porteve ukrainase, lëshon dronë e dhjetëra raketa

Ukraina tha se Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë mëngjesin e 17 shtatorit, duke shënjestruar kryesisht pjesët jugore të rajonit të Odesës, përderisa Moska dhe rajonet e tjera në Rusi kanë raportuar për sulme ukrainase me dronë.

Ukraina në ditët e fundit ka kryer një seri të sulmeve ndaj caqeve ushtarake ruse në Krimenë e pushtuar dhe ndaj ndërtesave të Flotës së Detit të Zi të marinës ruse.

Sulmet brenda Rusisë, larg nga vijat e frontit, po ashtu janë rritur dhe kretari i Moskës tha se të paktën dy dronë u rrëzuan në rajonin e kryeqytetit rus.

Ndërkaq, sulmet ruse ndaj infrastrukturës së porteve në Ukrainë kanë vazhduar dhe më 17 shtator, autoritetet ukrainase raportuan se një ndërtesë e agrikulturës në rajonin jugor të Odesës ishte cak i sulmeve ajrore ruse.

Rusia ka kryer sulme me gjashtë dronë Shahed, të prodhimit iranian dhe ka lëshuar dhjetë raketa lundruese, ndërkaq forcat ukrainase kanë shkatërruar gjashtë dronë dhe gjashtë raketa para se ato të arrinin cakun, thanë forcat ajrore ukrainase.

“Avionët luftarakë, njësitë kundërajrore, grupet mobile luftuese dhe mjete të tjera sulmuese u përfshin në zmbrapsjen e sulmeve ajrore”, thanë forcat ajrore të Ukrainës.

Sulmet ajrore në Odesa vijnë një ditë pasi Kievi tha se dy anije mallrash arritën në brigjet e saj duke përdorur një korridor të përkohshëm lundrimi për në portet në Detin e Zi. Këto anije u ngarkuan me drithëra, që destinacion kanë tregjet afrikane dhe aziatike.

Muajin e kaluar, Ukraina njoftoi për një “korridor humanitar” në Detin e Zi, për të mundësuar që anijet të lundrojnë nga portet e saj për të shmangur një bllokadë de facto që u krijua pasi Rusia braktisi marrëveshjen që i mundësonte Kievit të eksportonte sigurt drithërat e saj përmes porteve në Detin e Zi.

Ndërkaq, Ministria ruse e Mbrojtjes shkroi në Telegram se sistemet e saj të mbrojtjes ajrore kanë shkatërruar gjashtë dronë në rajonin e pushtuar ukrainas të Krimesë.

Kjo ministri nuk tregoi nëse ka pasur dëme apo viktima në gadishullin, që Rusia e aneksoi paligjshëm më 2014.

Në rajonin e Moskës, një dron u shkatërrua mbi qarkun Istra, ndërkaq një tjetër mbi qarkun Ramenski, shkroi në Tegram kreu i Moskës, Sergei Sobyanin. Ai shtoi se nuk ka dëme apo viktima.

Agjencitë shtetërore të lajmeve në Rusi kanë raportuar se të paktën 30 fluturime janë shtyrë apo anuluar në tri aeroportet kryesore të kryeqytetit rus.

Në jugperëndim të Rusisë, një dron ukrainas ka dëmtuar një depo nafte mëngjesin e 17 shtatorit, duke shkaktuar zjarr, i cili më pas është shuar, raportuan autoritetet lokale.

Në adresimin e tij gjatë natës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 16 shtator falënderoi aleatët e shtetit të tij për mbështetjen e vazhdueshme për luftën e Ukrainës kundër pushtimit rus.

Zelensky pritet që javën tjetër të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara, ku do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden, dhe ligjvënës të lartë të Kongresit nga të dyja partitë. Ai po ashtu pritet t’i adresohet Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara që zhvillon punimet javën e ardhshme./REL

Etiketa: droneraketarusiukraine

Ju sugjerojmë

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
Aktualitet

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

20 Tetor, 2025 11:37 am
Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
Aktualitet

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

20 Tetor, 2025 11:19 am
Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
Bota

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

20 Tetor, 2025 10:08 am
Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
Bota

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

20 Tetor, 2025 9:34 am
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna
Kryesore

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, partitë shqiptare kryesojnë në disa komuna

20 Tetor, 2025 8:30 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:27 am
Horoskopi, 1 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025 8:26 am
Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali
Kronikë

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

19 Tetor, 2025 11:20 pm
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës
Kryesore

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

19 Tetor, 2025 11:09 pm
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00
Kryesore

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

19 Tetor, 2025 7:50 pm
Para
Vodhi sende me vlerë dhe i shiti në argjendari, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Vodhi sende me vlerë dhe i shiti në argjendari, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Kapet anija me 2.3 tonë kokainë,arrestohet në Spanjë kreu shqiptar i “Kartelit Ballkanik”

Kapet anija me 2.3 tonë kokainë,arrestohet në Spanjë kreu shqiptar i “Kartelit Ballkanik”

E zhdukur që nga muaji mars, gjendet në Shqipëri 48-vjeçarja greke

E zhdukur që nga muaji mars, gjendet në Shqipëri 48-vjeçarja greke

TE FUNDIT

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun

Nënë e bir humbën jetë nga zjarri,shefi i zjarrfikësve:Nuk e kemi përcaktuar shkakun
20 Tetor, 2025

Përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës në Bashkinë Maliqit Sadik Halili tha se ka qenë policia ajo që ka lajmëruar shërbimin e...

Lexo më shumë

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal

Mesazhi që Berisha “firmos” në SPAK: Dumani, avokati i Mcgonigal
20 Tetor, 2025

Sali Berisha ka sulmuar kreun e SPAK, Altin Dumani. Nga Prokuroria e Posaçme ku u paraqit për të zbatuar masën...

Lexo më shumë

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë

Trump paralajmëron Zelenskyn: Hiq dorë nga Donbasi ose Putini do t’ju ​​shkatërrojë
20 Tetor, 2025

"Nëse Putini do, të shkatërron". Kjo ka qenë një nga pjesët më dramatike të takimit që u zhvillua tre ditë...

Lexo më shumë

“Putin, më i fortë se Hamasi”, Zelensky: SHBA të ushtrojë më shumë presion

Biseda Trump-Putin, Ukraina konsideron një takim të nivelit të lartë
20 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy i ka kërkuar Presidentit Donald Trump të jetë më i ashpër me presidentin rus Vladimir Putin,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com