Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia u rikthehet sulmeve ajrore ndaj Kievit

2023/11/11 at 6:31 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia u rikthehet sulmeve ajrore ndaj Kievit

Rusia nisi një sulm me raketa ndaj kryeqytetit të Ukrainës Kiev dhe rajonin e afërt të shtunën për herë të parë pas disa javësh. Forcat ruse goditën gjithashtu lindjen dhe jugun e vendit me dronë, thanë zyrtarët ukrainas.

Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, tha se forcat ruse kishin lëshuar një raketë balistike drejt kryeqytetit.

 “Pas një pauze të gjatë prej 52 ditësh, armiku ka rifilluar sulmet ndaj Kievit”, shkruante zoti Popko në aplikacionin e mesazheve ‘Telegram’.

 “Raketa nuk ia doli të mbërrinte në Kiev pasi sistemet e mbrojtjes ajrore e rrëzuan atë”, shkruante më tej ai.

Zoti Popko tha se nuk kishte viktima apo dëme të mëdha në kryeqytet.

Ruslan Kravchenko, guvernator rajonal për rajonin qendror të Kievit, tha se pesë shtëpi private dhe disa ndërtesa tregtare në zonë u dëmtuan. Ai tha se dy raketa ruse goditën një fushë midis vendbanimeve.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan gjithashtu 19 dronë të prodhimit iranian ‘Shahed’ nga 31 të lëshuar nga forcat ruse gjatë një sulmi të kryer gjatë natës në rajonet jugore dhe lindore, thanë forcat ajrore në një deklaratë.

Oleh Kiper, guvernatori rajonal i Odesës, tha se rajoni jugor u sulmua me raketa dhe dronë të premten në mbrëmje dhe gjatë natës. Sulmet plagosën tre persona dhe dëmtuan objektet e infrastrukturës portuale, tha ai pa dhënë detaje të mëtejshme.

Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj porteve të Ukrainës, duke përfshirë Odesën. Po kështu është goditur dhe infrastruktura e depozimit të grurit që nga korriku kur Moska u tërhoq nga marrëveshja për eksportimin e drithërave përmes Detit të Zi, e cila mundësonte eksportimin e drithit Ukrainës drejt vendeve që kërcënohen nga uria./ VOA

Ju sugjerojmë

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
Bota

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

8 Qershor, 2025 3:30 pm
“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
Kryesore

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

8 Qershor, 2025 3:20 pm
“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
Aktualitet

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

8 Qershor, 2025 3:04 pm
Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

8 Qershor, 2025 2:51 pm
Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit
Kronikë

Theu xhamin e makinës dhe i mori me dhunë çantën me para, pranga 38 vjeçarit

8 Qershor, 2025 2:36 pm
Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston
Rajoni

Bullgaria, afër hyrjes në eurozonë/Qytetarët të ndarë në mendime, opozita proteston

8 Qershor, 2025 2:28 pm
Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht
Aktualitet

Korçë, vodhën 6 milionë lekë të vjetra/ 2 të arrestuar, njëri procedohet penalisht

8 Qershor, 2025 2:10 pm
Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit
Kryesore

Integrimi në BE, së shpejti hapen dy grupkapitujt e fundit

8 Qershor, 2025 1:51 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Para
“Opozita në aksion”, Berisha nis turin e takimeve me qytetarët: S’ka paqe në Parlament pa zbatim të Kushtetutës

"Opozita në aksion", Berisha nis turin e takimeve me qytetarët: S'ka paqe në Parlament pa zbatim të Kushtetutës

Durrës, rritet numri i të rinjve me diabet

Durrës, rritet numri i të rinjve me diabet

“Emigrantët”, Scholz: Çështje mes dy qeverive, të mbahet parasysh që Shqipëria bëhet së shpejti anëtare e BE

“Emigrantët”, Scholz: Çështje mes dy qeverive, të mbahet parasysh që Shqipëria bëhet së shpejti anëtare e BE

TE FUNDIT

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit

Ministri iranian plas “bombën”: Do publikojmë dosjet sekrete të Izraelit
8 Qershor, 2025

Ministri i Inteligjencës së Iranit ka deklaruar se së shpejti do të bëhet publike një sasi e madhe dokumentesh sekrete...

Lexo më shumë

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…

“Qershi dhe Dashuri” në Godolesh/ Vizitorë të shumtë në festën që promovon…
8 Qershor, 2025

Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot gjallëri, fshati piktoresk Godolesh, i vendosur mes kodrave të gjelbra të Elbasanit, hapi...

Lexo më shumë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

“The Times”: Zbuloni anën sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
8 Qershor, 2025

“Plazhet në Rivierën Shqiptare po bëhen gjithnjë e më të populluara, por nëse shkoni më në brendësi të vendit, do...

Lexo më shumë

Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

Apeli zbardh arsyet pse mbeti në qeli Erion Veliaj: Ka pushtetin për të zhdukur provat
8 Qershor, 2025

Të hënën, 9 qershor, në orën 14:00 në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet seanca për informacion lidhur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com