Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia tregon forcën, Putin: Ushtria sovjetike mbrojti botën

2020/06/24 at 4:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia tregon forcën, Putin: Ushtria sovjetike mbrojti botën

“Është e pamundur të imagjinohet se çfarë do t’i ndodhte botës nëse Ushtria e Kuqe nuk do ta kishte mbrojtur atë”,-është shprehur sot presidenti rus, Vladimir Putin.


Ai i bëri komentet në Sheshin e Kuq në Moskë, ku u mbajt parada për nder të Ditës së Fitores. Dita e Fitores shënohet më 9 maj, por këtë vit është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Sivjet janë bërë saktësisht 75 vjet prejse ushtria e Bashkimit të atëhershëm Sovjetik – që Putin iu referua si Ushtri e Kuqe – ka mposhtur Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Putin tha se ushtarët sovjetikë “nuk kishin nevojë për luftë, as për vendet e tjera, as për lavdi, as për nder”.

“Ata kanë dashur të mundin armikun, të fitojnë dhe të kthehen në shtëpi. Dhe, ata paguan një çmim të pazëvendësueshëm për lirinë e Evropës”, tha Putin.

Izolimi në Moskë, për shkak të koronavirusit, është lehtësuar këtë muaj, duke i hapur rrugë edhe organizimit të paradës.

Parada përfshiu rreth 14,000 trupa nga 13 vende, më shumë se 200 automjete ushtarake, historike dhe moderne, dhe 75 avionë.

Shumica e trupave në paradë ishin nga Rusia. Por, gjithashtu morën pjesë forca nga Azerbajxhani, Armenia, Bjellorusia, Kina, India, Kazakistani, Kirgizia, Moldavia, Mongolia, Serbia, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

Për presidentin rus, Vladimir Putin, kjo ngjarje është veçanërisht e rëndësishme këtë vit, pasi mbahet para referendumit të 1 korrikut mbi ndryshimet kushtetuese, që do t’i mundësonin atij mbetjen në pushtet deri në vitin 2036.

Edhe ky referendum ka qenë i planifikuar për 22 prill, por është shtyrë për shkak të pandemisë. Rusia ka konfirmuar mbi 600,000 raste me koronavirus dhe mbi 8,000 viktima, edhe pse këto shifra besohet të jenë shumë më të larta.

Organizatorët e paradës kanë marrë parasysh rreziqet nga virusi. Veteranët rusë të Luftës së Dytë Botërore, që e kanë shikuar atë, janë vendosur në një vend të veçantë dhe larg njëri-tjetrit.

Ushtarët që morën pjesë në paradë janë vendosur në karantinë gjatë provave dhe janë testuar. Ndërkaq, shumë udhëheqës të huaj kanë qëndruar larg.

Presidenti i Francës, i Çekisë, i Kroacisë dhe i Kinës kanë thënë më herët se planifikojnë të ndjekin paradën, por i kanë anuluar udhëtimet pasi ajo është shtyrë për 24 qershor.

Presidenti i Bjellorusisë, i Kazakistanit, i Kirgizisë, i Moldavisë, i Serbisë, i Taxhikistanit dhe i Uzbekistanit kanë qenë të pranishëm në paradë.



Ju sugjerojmë

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

18 Janar, 2026 10:32 pm
Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
Bota

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

18 Janar, 2026 9:08 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

18 Janar, 2026 7:45 pm
Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
Kryesore

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

18 Janar, 2026 7:37 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Ukraina sulmon me dronë zonat e pushtuara nga Rusia

18 Janar, 2026 6:26 pm
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Milot/ Përplasen dy automjete, plagosen 4 persona

18 Janar, 2026 4:55 pm
“Transporti i fëmijëve në shkolla falas”/ Rama: Siguri dhe mbrojtje me kamerat inteligjente. Do të ndërtohen konviktet e… 
Aktualitet

Në Bordin e Paqes me 1 miliardë dollarë, Rama: Gënjeshtër

18 Janar, 2026 2:43 pm
Operacioni i SPAK/Kush janë personazhet e përfshira. Zbulohet plani për të vrarë dy vëllezërit në Angli 
Aktualitet

Kompjutera, kamera dhe Ferrari, SPAK jep detaje për operacionin e Call Center-ave

18 Janar, 2026 1:46 pm
Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri
Bota

Protestat në Minnesota, Trump dislokon ushtrinë, 1500 ushtarë në gatishmëri

18 Janar, 2026 1:45 pm
Trump njofton 35% tarifa ndaj Kanadasë nga 1 gushti, në radhë edhe BE
Bota

Çfarë efektesh do të sjellin tarifat e reja të Trump për Europën

18 Janar, 2026 12:56 pm
Para
Publikohet videoja e atentatit në Laç, si u plagos autori kryesor

Atentati me dy të vrarë në Laç, i përfshirë edhe djali i një polici

“Kjo qeveri nuk iu ka mbështetur”, Basha në Vorë: Kur të vijë PD në…

“Kjo qeveri nuk iu ka mbështetur”, Basha në Vorë: Kur të vijë PD në...

Ministria e Brendshme e Kosovë kallëzon penalisht presidentin Thaçi

Thaçi: Konflikti Kosovë-Serbi nuk mbyllet pa përcaktimin e vijës kufitare
















TE FUNDIT

Groenlanda/ Sekretari i Thesarit në SHBA: Evropa është e dobët, Trump nuk tërhiqet…

Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
18 Janar, 2026

“Donald Trump nuk ka ndërmend të heqë dorë nga mesazhi i tij drejtuar aleatëve evropianë për çështjen e Groenlandës”, tha Sekretari...

Lexo më shumë

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?

Cila do jetë hakmarrja e Europës pas kërcënimeve të Trump?
18 Janar, 2026

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po diskutojnë mundësi të ndryshme se si t’i përgjigjen kërcënimit të Donald Trump për të...

Lexo më shumë

Bordi i Paqes për Gazën, Izraeli: Nuk jemi dakord me emërimet e Trump

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
18 Janar, 2026

Izraeli kundërshton udhëheqësit botërorë që Shtëpia e Bardhë ka zgjedhur për të qenë pjesë e të ashtuquajturit “Bordi i Paqes...

Lexo më shumë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë

Berisha: Denoncuam narkoregjimin, PD sot është partia më e mbështetur në botë
18 Janar, 2026

Sulmet me dronë kanë dëmtuar rrjetin elektrik në zonat jugore të Ukrainës që janë nën kontrollin e Rusisë, duke lënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com