Presidenti rus, Vladimir Putin tha se Rusia testoi dje një dron nënujor me energji bërthamore Poseidon, duke deklaruar se “nuk ka asgjë të ngjashme në botë”. Putin, sipas mediave të huaja, tha se “fuqia e Poseidonit e tejkalon shumë atë të raketës sonë më premtuese ndërkontinentale, Sarmat”.
“Nuk ka asgjë të krahasueshme në botë me Poseidonin në aspektin e shpejtësisë dhe thellësisë dhe nuk ka asnjë mënyrë për ta kapur atë. Për herë të parë, ne arritëm jo vetëm ta lëshonim atë nga një nëndetëse duke përdorur motorin e saj përforcues, por edhe të vinim në punë reaktorin bërthamor, i cili e furnizoi pajisjen me energji për një periudhë të caktuar kohore”, tha Putin, duke e quajtur provën “një sukses të madh”.
















