Bota

Rusia sulm me raketa në Dnipro, 3 viktima dhe 15 të plagosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:52 - 16/07/22 |
Opi Nion

Tre të vdekur dhe 15 të plagosur është bilanci pas sulmit me raketa që bombarduesit strategjikë rusë goditën në qytet juglindor të Ukrainës, Dnipro të premten vonë, ndërsa sirenat e sulmit ajror shpërthyen në të gjithë vendin.

Kjo u njoftua në mbrëmje nga kreu i administratës ushtarake rajonale Valentyn Reznichenko, sipas raporteve nga Kiev Independent. Raketat ruse goditën një fabrikë industriale në qytet dhe një rrugë të mbushur me njerëz pranë objektit.

Sulmi në Dnipro erdhi një ditë pasi një sulm raketor rus vrau të paktën 23 njerëz dhe plagosi më shumë se 200 në Vinnytsia, një qytet në jugperëndim të Kievit.

Fushata ushtarake e Rusisë është përqendruar në Donbas në lindje të Ukrainës, por forcat ruse gjithashtu kanë goditur pjesë të tjera të vendit.

Ndërkohë një person vdiq dhe tre të tjerë u plagosën si rezultat i bombardimeve nga forcat ruse në zonat e banuara në rajonin Sumy të Ukrainës lindore, tha guvernatori i rajonit, Dmytro Zhyvytsky, sipas Kyiv Independent.

Ndërkaq Kievi akuzon Moskën se ka nisur sulmet nga centrali bërthamor më i madh i Europës në Zaporizhzhia

“Rusia përdor termocentralin më të madh bërthamor në Evropë, atë të Zaporizhzhia, në Ukrainën juglindore, si një bazë për ruajtjen e armëve, duke përfshirë “sistemet raketore” dhe për të bombarduar zonat përreth të vendit”, tha menaxheri i agjencisë bërthamore e Ukrainës.

E vendosur në lumin Dnipro, uzina ka qenë nën kontrollin rus që në javët e para të pushtimit, megjithëse ende drejtohet nga personeli ukrainas. Situata në fabrikën e Zaporizhzhia është “jashtëzakonisht e tensionuar”, me deri në 500 ushtarë rusë që kontrollojnë uzinën, tha presidenti i Energoatom, Pedro Kotin.

Pas