Bota

Rusia shtrëngon masat, do ndalojë të gjitha fluturimet ndërkombëtare


               Publikuar në : 09:01 - 26/03/20 |
el ida

Rusia po shtrëngon dita ditës masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Qeveria ka urdhëruar ndërprerjen e të gjitha fluturimeve ndërkombëtare për pasagjerët. Kjo masë do të hyjë në fuqi në 27 mars dhe për këtë gjë janë njoftuar të gjitha kompanitë ajrore që operojnë në vend.

Kremlini zyrtar njoftoi se ka marrë parasysh dhe lejimin e disa fluturimeve për kthimin e shtetasve rusë që janë ende jashtë vendit.

Rusia raporton një numër të vogël personash të prekur nga koronavirusi dhe megjithatë ditët e fundit ka nisur ndërtimin e një spitali të posaçëm me 1000 shtretër për personat e prekur nga ky virus./Opinion.al

Pas