Bota

Rusia shpall “non grata” Boris Johnson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:59 - 16/04/22 |
Opi Nion

Rusia deklaron se i ka ndaluar hyrjen në vend kryeministrit britanik Boris Johnson dhe disa ministrave të kabinetit të tij, për shkak të qëndrimit armiqësor rreth luftës në Ukrainë.

Në listë janë edhe ministrja e Jashtme, Liz Truss, ai i Mbrojtjes, Ben Wallace dhe 10 politikanë të tjerë, kryesisht anëtarë të kabinetit.

Moska thotë se vendimi është marrë si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të vendosura nga Mbretëria e Bashkuar që kur Rusia pushtoi ukrainën. Në mars, Rusia mori të njëjtat masa edhe kundër Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.

 

Pas