Bota

Rusia shkatërron depot e naftës dhe magazinat ushqimore të Ukrainës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:53 - 27/03/22 |
Opi Nion

Rusia ka filluar të shkatërrojë depot e karburantit dhe ushqimit të Ukrainës. Kështu është shprehur këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, Vadym Denysenko, sipas Reuters.

Duke folur në televizionin lokal, Denysenko tha gjithashtu se Rusia po sjell forca në kufirin ukrainas dhe mund të bëjë përpjekje të reja për të avancuar në pushtimin e saj në Ukrainë.

Në një përditësim të hershëm të dielën, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se kishte zmbrapsur shtatë sulme  në rajonet Donetsk dhe Luhansk të Donbasit, duke shkatërruar tetë tanke.

Ministria ruse e mbrojtjes raportoi një betejë për kontrollin e dy fshatrave pranë bastionit separatist të Donetsk dhe gjithashtu pretendoi se një sulm me raketa kishte shkatërruar një depo armësh dhe municionesh në rajonin Zhytomyr, në perëndim të Kievit, të premten./Opinion.al

 

Pas