Bota

Rusia shënon rekord viktimash nga koronavirusi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 02/11/21 |
Opi Nion

Rusia raportoi ditën e sotme numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve kanë humbur jetën 1,178, shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Sipas task-forcës qeveritare për koronavirusin, shifra zyrtare e vdekjeve nga koronavirusi në Rusi është gati 241,000, më e larta në Evropë dhe e katërta më e lartë në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Task-forca raportoi të martën edhe për 39,008 raste të reja të të infektuarve – mbi 5,000 prej tyre në Moskë.

Për të frenuar përhapjen e infeksionit, presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar që punonëjsit të mos shkojnë në zyra që nga 30 tetori deri më 7 nëntor.

Gjatë kësaj kohe, shumica e agjencive shtetërore dhe bizneseve private do t’i pezullojnë operacionet.

Moska është futur në izolim të pjesshëm që nga e enjtja e kaluar. Vetëm dyqanet me shërbime esenciale, si ushqimoret dhe farmacitë, lejohen të punojnë.

Pas