Rusia ka bllokuar qasjen në territorin e saj në faqet e 81 mediave evropiane, duke përfshirë mediat italiane Rai, La7, La Repubblica dhe La Stampa.
Kjo gjë vjen si përgjigje ndaj masave të ngjashme të miratuara nga BE kundër agjencive të lajmeve ruse Ria Novosti, Izvestia dhe Rossiyskaya Gazeta. Vendi më i prekur, me nëntë media, është ai i Francës.
Lajmi është bërë i ditur nga bërë Ministria e Punëve të Jashtme përmes një njoftimi.