Bota

Rusia: Rrëzuam një aeroplan ukrainas me ngarkesë armësh nga Perëndimi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:18 - 17/04/22 |
Opi Nion

Rusia thotë se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një aeroplan ushtarak ukrainas, i cili mbante një ngarkesë armësh të dërguara nga vendet perëndimore.

Sulmi ndodhi jashtë qytetit të Odessa në jug-perëndim të Ukrainës, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov.

Gjenerali Konashenkov pohoi gjithashtu se në 24 orët e fundit, njësitë ajrore ruse kishin goditur dhjetëra lokacione me një përqendrim të trupave ose pajisjeve ushtarake ukrainase./Opinion.al

Pas