Rusia thotë se njësitë e saj të mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar një aeroplan ushtarak ukrainas, i cili mbante një ngarkesë armësh të dërguara nga vendet perëndimore.
Sulmi ndodhi jashtë qytetit të Odessa në jug-perëndim të Ukrainës, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS, duke cituar zëdhënësin e Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneralmajor Igor Konashenkov.
Gjenerali Konashenkov pohoi gjithashtu se në 24 orët e fundit, njësitë ajrore ruse kishin goditur dhjetëra lokacione me një përqendrim të trupave ose pajisjeve ushtarake ukrainase./Opinion.al