Pas evakuimit të civilëve nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol të Ukrainës Rusia ka rinisur bombardimet, njofton kryebashkiaku i qytetit.
“Menjëherë pas nisjes së autobusëve nga Azovstal me civilët, filloi menjëherë një bombardim i ri ”, tha për televizionin ukrainas nënkryetari i bashkisë Petro Andryuchenko.
Pavarësisht evakuimeve një numër civilësh mbeten ende të bllokuar në fabrikën e çelikut, tha kryebashkiaku.