Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia rikthen kufizimet pas rritjes së infektimeve me koronavirus

2021/11/09 at 6:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia rikthen kufizimet pas rritjes së infektimeve me koronavirus

Në përpjekje për të frenuar një valë të katërt të koronavirusit, autoritetet ruse kanë vendosur të ndalin aktivitetin tregtar dhe social. Disa fajësojnë për këtë fushatën e dështuar mbarëkombëtare për vaksinimin.

Megjithëse ishte ndër vendet e para që filloi vaksinimin, strategjia e Rusisë për imunizimin nuk funksionoi me sukses. Siç njofton nga Moska korrespondentja e Zërit të Amerikës, Elizabeth Cherneff, vetëm 33% e popullsisë është e vaksinuar plotësisht.

Pavionet për COVID-in në spitalet e Moskës janë mbushur plot. Me mbi 30 mijë infektime të reja dhe 1 mijë të vdekur çdo ditë, situata në Rusi është rënduar ndërsa ka filluar një valë e katërt e pandemisë.

Autoritetet po reagojnë duke mbyllur aktivitetin tregëtar, restorantet, baret dhe dyqanet për të paktën 10 ditë.

Rusia ishte vendi i parë që njoftoi prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit, por vetëm rreth një e treta e rusëve që kualifikohen janë të vaksinuar plotësisht.

“Kjo është absolutisht shokuese për një vend që prodhon vaksinën e vet. Shumica e vendeve të tjera i kanë blerë vaksinat në tregun ndërkombëtar. Prandaj mendoj që situata me vaksinimin është shkatërrimtare”, i tha Zërit të Amerikës virologu Georgii Bazykin, nga Instituti “Skolkovo” për Shkencën dhe Teknologjinë.

Edhe Presidenti Vladimir Putin u befasua kur mësoi se shumë nga njerëzit që punojnë me të kishin refuzuar të vaksinoheshin.

“Është e çuditshme. Janë njerëz me arsim universitar, me grada shkencore… Nuk e kuptoj se ç’po ndodh”, tha zoti Putin.

Mediat pro qeverisë kanë zhvilluar një fushatë që kritikët thonë se paraqet negativisht imunizimin me vaksinat e prodhuara në perëndim dhe vëzhguesit thonë se kjo ka influencuar tek shumë rusë që tashmë refuzojnë edhe vaksinën e vendit të tyre.

“Disa thonë që vaksinat janë të rrezikshme. Por njerëzit nuk janë budallenj. Ata mendojnë se nëse janë të rrezikshme vaksinat perëndimore, atëherë janë patjetër të rrezikshme edhe vaksinat ruse”, i tha Zërit të Amerikës zoti Bazykin.

Vëzhguesit thonë se vendimi i shumë rusëve për të mos u vaksinuar nuk bazohet në linja politike, por tek një mosbesim i përgjithshëm ndaj qeverisë.

“Në parim, të gjithë njerëzit, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike, e kuptojnë se nuk ka ndonjë vlerë t’i besojnë propagandës ruse”, i tha Zërit të Amerikës, Kirill Martynov, redaktor politik në gazetën “Novaya Gazeta”.

Shumë rusë nuk gjejnë arsye për optimizëm. Qeveria ruse ka mbyllur edhe më parë bizneset dhe siç e shohin shumë njerëz, rritja e rasteve të infektimit dhe të vdekjeve tregojnë se kjo nuk mjafton./ VOA

Ju sugjerojmë

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

15 Tetor, 2025 9:37 am
SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
Bota

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

15 Tetor, 2025 9:33 am
OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
Bota

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

15 Tetor, 2025 8:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

15 Tetor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 Tetor, 2025 8:03 am
Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima
Bota

Zelensky i heq kryetarit të bashkisë së Odesës shtetësinë ukrainase

14 Tetor, 2025 10:38 pm
“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind
-U tha në Opinion

“Kosova është shembull për zgjedhjet”, Haxhiu: Vetëvendosje ka rënie me 11 përqind

14 Tetor, 2025 10:25 pm
Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2
Kryesore

Miqësorja, Shqipëria mposht Jordaninë me rezultatin 4-2

14 Tetor, 2025 9:38 pm
Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale
Aktualitet

Dumani: Elementë të policisë pjesë e grupeve kriminale

14 Tetor, 2025 8:46 pm
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale
Aktualitet

Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale

14 Tetor, 2025 7:00 pm
Para
COVID në Itali, 6032 raste të reja dhe 68 viktima

COVID në Itali, 6032 raste të reja dhe 68 viktima

KE pezullon pjesërisht marrëveshjen për vizat me Bjellorusinë

KE pezullon pjesërisht marrëveshjen për vizat me Bjellorusinë

Marina e Vlorës, investimi më i madh për turizmin e Vlorës

Marina e Vlorës, investimi më i madh për turizmin e Vlorës

TE FUNDIT

Plagosi me thikë të moshuarin, arrestohet pas 6 muajsh 36-vjeçari në Berat

Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
15 Tetor, 2025

Është arrestuar pas gjashtë muajsh 36-vjeçari në Berat për plagosje. Në mars të këtij viti, shtetasi me iniciale A.F., plagosi...

Lexo më shumë

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha

SHBA dhe Britania zbulojnë skemën më të madhe të mashtrimit me kriptomonedha
15 Tetor, 2025

Qeveria amerikane ka sekuestruar më shumë se 14 miliardë dollarë në bitcoin dhe ka akuzuar themeluesin e një perandorie biznesi...

Lexo më shumë

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike

OBSH: Shumica e vendeve nuk kanë politika për të trajtuar çrregullimet neurologjike
15 Tetor, 2025

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se më pak se një në tre vende ka politikë kombëtare për të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 15 tetor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
15 Tetor, 2025

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com