Bota

Rusia “rikthehet” në Kiev, shpërthime të fuqishme edhe në Lviv


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:07 - 16/04/22 |
Opi Nion

Hakmarrja Rusisë pas fundosjes së luftanijes “Moskva” ka nisur me sulme nga ajri drejt kryeqytetit ukrainas, Kiev.

Shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mëngjesin e së shtunës në periferi të Kievit. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko. Me anë të një postimi në Telegram, ai tha se shpërthimet kanë ndodhur në lagjen Darnytskyi. Ai shtoi se numri i viktimave ende nuk dihet, ndërsa ekipet e shpëtimit ndodheshin në vendngjarje.

Por jo vetëm në Kiev, Rusia ka shkuar deri në perëndim të Ukrainës me anë të sulmeve të saj mëngjesin e së shtunës. Guvernatori i Lviv, Maksym Kozytskyi, tha se ka pasur sulme nga ajri midis orës 05:46 dhe 07:02. Ai shtoi se sistemi i mbrojtjes raketore ka funksionuar, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Pas