Teksa Moska njofton se po tërheq disa trupa nga kufiri ukrainas, Ministria e Jashtme e Rusisë nuk i ka kursyer sulmet ndaj perëndimit.
Zëdhënësja, Maria Zakharova, në një postim në Telegram shkroi: “15 shkurti 2022 do të hyjë në histori si dita kur dështoi propaganda e luftës perëndimore. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa u gjuajtur asnjë e shtënë”.
Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar u thanë gazetarëve javën e kaluar se një pushtim rus i Ukrainës mund të ndodhte në 16 shkurt./ Opinion.al