Qyteti jugor i Ukrainës Mykolaiv vazhdon të bombardohet nga rusët, ka thënë kryetari i bashkisë së qytetit port të Detit të Zi për BBC Newsday.
Oleksandr Senkevych thotë se bombat thërrmuese tani po përdoren në zonat civile në qytet, në mënyrë që të krijojnë panik dhe Rusia të përgatitet për një operacion tokësor.
Senkevych u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe fëmijëve që të largohen nga Mykolaiv për të mbrojtur jetën e tyre.
“Ne jemi nën bombardime çdo ditë. Dje patëm dy bombardime”.
“Sa i përket bombardimeve të djeshme, ata ishin bomba thërrmuese, me raketa thërrmuese që ranë nëpër lagje, në shtëpi ku njerëzit vijnë për të fjetur dhe në mëngjes shkojnë në punë”-tha ai./Opinion.al