Bota

Rusia pezullohet nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, Rama: Refuzim i fortë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:18 - 07/04/22 |
Opi Nion

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka pezulluar Rusinë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut gjatë një sesioni të zhvilluar në Nju Jork. Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut u bë me 93 vota pro, 24 kundër dhe 58 abstenim.

Ky pezullim vjen pas akuzave për krime lufte nga trupat ruse në Ukrainë.

Përpara se të hidheshin votat, ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya akuzoi Rusinë për abuzime “të tmerrshme”, duke ngritur çështjen e vrasjeve të dyshuara të civilëve në Bucha.

Për pezullimin e Rusisë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, shkruan se ky është një refuzim i fortë “për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë”.

Pezullimi i Rusisë nga Këshilli i Sigurimit një refuzim i fortë për të pranuar shkeljen brutale të çdo lirie e të drejte dhe krimet mizore të luftës në Ukrainë. Rreshtimi i Serbisë përsëri me Perëndimin në këtë përshkallëzim të ri kundër agresionit rus, lajm i mirë për rajonin!”-shkruan Rama./Opinion.al

Pas