Bota

Rusia përgatitet të aprovojë vaksinën e dytë për Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:02 - 26/08/20 |
Al Do

Rusia po përgatitet të aprovojë një vaksinë të dytë kundër Covid-19 në fund të shtatorit ose fillim të tetorit, tha të mërkurën zv / kryeministrja ruse, Tatiana Golikova.

Duke folur në një takim qeveritar të transmetuar në televizor, Golikova i tha presidentit, Vladimir Putin, se provat klinike të fazës së hershme mbi vaksinën, të zhvilluar nga instituti i virusologjisë Vektor në Siberi, do të përfundonin deri në fund të shtatorit.

“Deri më sot nuk ka pasur komplikime midis të vaksinuarve në fazën e parë dhe të dytë të testimit,” tha ajo.

Në fillim të këtij muaji, Rusia u bë vendi i parë që dha miratimin rregullator të një vaksine Covid-19 pas më pak se dy muajve të testimit njerëzor.

Vaksina, e quajtur “Sputnik V” si homazh i satelitit të parë në botë të nisur nga Bashkimi Sovjetik, është përshëndetur si e sigurt dhe efektive nga autoritetet ruse. Por ekspertët perëndimorë kanë qenë skeptikë në lidhje me miratimin e Rusisë për Sputnik V, duke paralajmëruar kundër përdorimit të saj derisa të jenë marrë të gjitha hapat e testimit të aprovuara ndërkombëtarisht.

RDIF, fondi i pasurisë sovrane të Rusisë, tha të mërkurën se testimet e fazës së fundit të Sputnik V kishin filluar.

U bë e ditur se 40,000 njerëz do të merrnin pjesë në testimet përfundimtare dhe se testime të ngjashme do të kryheshin edhe në pesë vende të tjera. Sergei Sobyanin, kryetari i Bashkisë së Moskës, tha që banorët e kryeqytetit rus mund të aplikojnë për të marrë pjesë në testime.

Këto testime përfundimtare, të kryera mbi një numër të madh njerëzish, zakonisht konsiderohen pararendës thelbësorë për një vaksinë për të marrë miratimin e rregullatorëve./ Opinion.al

Pas