Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia paralajmëron dëbimin e disa diplomatëve amerikanë

2021/04/16 at 7:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia paralajmëron dëbimin e disa diplomatëve amerikanë

Rusia do të dëbojë 10 diplomatë amerikanë në shenjë hakmarrjeje ndaj dëbimit të një numri të ngjashëm të diplomatëve rusë nga ana e Uashingtonit.

SHBA-ja dëboi diplomatët rusë për shkak të pretendimeve për ndërhyrje në zgjedhje, sulme kibernetike dhe veprimeve tjera keqdashëse.

“Në formë të barabartë do t’i përgjigjemi kësaj mase. Do të kërkojmë që 10 diplomatë amerikanë në Rusi të largohen nga vendi”, tha ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov gjatë një konference me gazetarë së bashku me homologun e tij serb.

Ai gjithashtu tha se ndihmësi i lartë i politikës së jashtme të presidentit Vladimir Putin, Yury Ushakov, kishte rekomanduar që ambasadori amerikan, John Sullivan të kthehej në Uashington për të kryer “konsultime serioze”.

Në muajin mars, ambasadori i Rusisë në Uashington u kthye në Moskë për konsultime, pas një deklarate të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili e kishte quajtur Putinin “një vrasës”.

Lavrov gjithashtu theksoi se Moska po shqyrton marrjen e masave “të dhimbshme” që do të mund të shënjestronin bizneset amerikane në Rusi dhe do të vendoste sanksione ndaj tetë zyrtarëve amerikanë.

Moska gjithashtu planifikon të ndalojë aktivitetin në Rusi të fondeve amerikane dhe organizatave joqeveritare që ndërhyjnë në punët e brendshme të vendit, tha ai.

Këto lëvizje të Moskës po ndodhin një ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të gjera ndaj Rusisë si hakmarrje për ndërhyrjet në zgjedhje, sulmet kibernetike dhe atë që Uashingtoni e përshkroi si aktivitetet e tjera të huaja “të dëmshme” të Moskës.

Presidenti amerikan, Joe Biden, më 15 prill njoftoi për dëbimin e 10 diplomatëve rusë dhe sanksione kundër dhjetra individëve dhe entiteteve të tjera ruse./ REL

Etiketa: rusishba

Ju sugjerojmë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
-U tha në Opinion

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

1 Korrik, 2025 11:03 pm
Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
Sport

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

1 Korrik, 2025 10:23 pm
Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

1 Korrik, 2025 9:46 pm
“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
Bota

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

1 Korrik, 2025 9:33 pm
Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë
Aktualitet

Të ndjerën “s’e lënë të vdesë”, vdekja duhet të provohet në gjykatë

1 Korrik, 2025 9:15 pm
Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…
Te Fundit

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan,Cara:E vështirë shuarja,por e kemi izoluar…

1 Korrik, 2025 9:00 pm
Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun
Bota

Trump do të bisedojë për Gazën dhe Iranin në takim me Netanyahun

1 Korrik, 2025 8:24 pm
Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat
Politikë

Rinumërimi në Fier, bien PD dhe “Nisma Shqipëria Bëhet”. PS shton votat

1 Korrik, 2025 8:10 pm
Serbia refuzoi vizitën e Zveçlës në Luginën e Presheves, deputeti shqiptar në parlamentin serb: Qeveria e Beogradit ka të njëjtën urrejtje ndaj nesh
Rajoni

Shaip Kamberi thotë se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Kuvendit të Serbisë

1 Korrik, 2025 7:59 pm
Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje
Aktualitet

Vlora pa ujë/ Banorët janë ankuar në bashki, por nuk kanë gjetur zgjidhje

1 Korrik, 2025 7:46 pm
Para
Italia njofton lehtësimin gradual të masave anti-covid

Italia njofton lehtësimin gradual të masave anti-covid

SHBA shtojnë trupat në Gjermani

SHBA shtojnë trupat në Gjermani

Emri/ I riu gjendet i mbytur në lumin Shkumbin

TE FUNDIT

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë

Mjaltë me apo pa hile? Ja si i përgjigjet bletari në Opinion pyetjes më të shpeshtë
1 Korrik, 2025

Gerald Toska nga “Ferma e Bletëve Toska” është bletar, i cili këtë profesion e ka trashëguar nga i ati. I...

Lexo më shumë

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit

Presidenti Duka pret në takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit
1 Korrik, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, priti sot në një takim Presidentin e Federatës Ganeze të Futbollit, Kurt...

Lexo më shumë

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!

Macron bisedë telefonike me Putin: Prano armëpushimin në Ukrainë!
1 Korrik, 2025

Presidenti francez Emmanuel Macron i kërkoi të martën presidentit rus Vladimir Putin të binte dakord për një armëpushim në Ukrainë...

Lexo më shumë

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar

“Lufta po afrohet”, familjet ukrainase sërish me valixhe nëpër duar
1 Korrik, 2025

Teksa forcat ushtarake ruse i afrohen rajonit Dnjipropetrovsk të Ukrainës, shumë familje veçse të zhvendosura nga lufta, po detyrohen që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com