Këshilli u qytetit të Mariupolit deklaron se është shtyrë evakuimi i civilëve.
Këshilli u qytetit tha se ky vendim ka ardhur pasi “pala ruse nuk i përmbahet armëpushimit dhe hedh granata në Mariupol dhe zonën përreth”.
Autoritetet lokale u kërkojnë njerëzve të shpërndahen dhe të gjejnë vende strehimi.
Këshilli i qytetit të Mariupolit shton se negociatat janë duke u zhvilluar për të vendosur një armëpushim dhe për të siguruar korridorin e sigurt humanitar, për të cilin ishte rënë dakord deri në orën 16:00 me orën lokale të Moskës.