Bota

Rusia nuk do vendosë sisteme të reja raketore,nëse SHBA bën të njëjtën gjë


               Publikuar në : 17:44 - 18/08/19 |
xhu lia

Ministri i Mbrojtjes ruse, Sergei Shoigu u shpreh ditën e sotme  se Moska nuk do të vendosë raketa të reja, nëse zyrtarët e Shteteve të Bashkuara do të bëjnë të njëjtën gjë në Evropë dhe Azi.

Ai tha se vendi i tij është i gatshëm për dialog me SHBA-në lidhur me raketat me rreze të mesme dhe të shkurtër veprimi dhe ripërsëriti qëndrimet e fundit të Moskës se nuk ka plane për dislokime të reja të raketave.

“Ne do t’i përmbahemi kësaj. Nëse nuk ka sisteme të tilla në Evropë (të vendosura nga Uashingtoni) ne nuk do të bëjmë asgjë atje”, -tha Shoigu.

“Ne po e mbajmë derën hapur, ne ende besojmë se për sa kohë SHBA-ja nuk vendos sisteme të tilla në Evropë, ne nuk do të vendosim dhe për sa kohë nuk ka raketa amerikane në Azi, në atë rajon nuk do të ketë as raketa tona”.

Deklaratat e ministrit rus janë të fundit të një vargu deklarimesh lidhur me raketat, pasi Rusia dhe SHBA-ja, muajin e kaluar braktisën Traktatin e Forcave Bërthamore me Rreze të Mesme Veprimi, që ishte nënshkruar më 1988./Opinion.al/

 

Pas