Rusia nisi një sulm ajëror jashtëzakonisht intensiv në Kiev, duke përdorur dronë dhe raketa. Ky shënon sulmin e tetë ajror në kryeqytetin ukrainas këtë muaj.
Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Serhiy Popko, në një postim në rrjetin social Telegram, e përshkroi sulmin e fundit ajror nga Rusia si të paprecedentë në intensitetin e tij, me numrin më të madh të raketave sulmuese të lëshuara për një kohë të shkurtë.
“Sipas informacioneve paraprake, shumica dërrmuese e objektivave të armikut në hapësirën ajrore të Kievit u zbuluan dhe u shkatërruan”,- tha Popko.
Numri i objektivave të goditura dhe të shkatërruara gjatë sulmit ajror në Kiev nuk dihet për momentin.
Rusia kishte pezulluar sulmet e saj me raketa me rreze të gjatë veprimi për disa javë, por rifilloi taktikën në fund të prillit, duke nisur sulme të shumta në ditët e fundit, në kryeqytet, Kiev që ishte një objektiv i shpeshtë i forcave ruse.