Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia nis rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj

2023/04/02 at 10:56 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia nis rekrutimin e afro 150 mijë ushtarëve të rinj

Përmes një dekreti të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të shtunën ka filluar rekrutimi i rregullt pranveror i ushtarëve të rinj, sipas raportimeve të medias ruse RBK.

Vladimir Tsimlyansky, kundëradmiral i Shtabit të Përgjithshëm, ka thënë se këtë herë janë thirrur 147 mijë nga gjithsej 700 mijë personat që ishin të kualifikuar. Kjo fushatë do të zgjasë deri më 15 Korrik. Por, ai ka theksuar se asnjëri nga këta të rekrutuar nuk do të shkonte për të luftuar në vijën e frontit në Ukrainë.

Burrat rusë të moshës nga 18 deri në 27 vjeç duhet ta kryejnë të paktën një vit në shërbim ushtarak.

Tsimlyansky tha të premten se thirrjet nga zyrat ushtarake të distriktit do të dërgoheshin për herë të parë edhe në formë elektronike.

Njoftimet tradicionalisht shpërndaheshin me postë dhe do të vazhdojnë të shpërndahen në ato raste ku dorëzimi elektronik nuk është i mundur.

Në 13 muaj qëkur presidenti rus, Vladimir Putin, nisi luftën në Ukrainë, forcat ruse kanë pësuar, siç thonë zyrtarët perëndimorë, viktima në përmasa “katastrofale”. Sipas vlerësimeve të fundit të Departamentit amerikan të Shtetit, numri i ushtarëve të vrarë apo të plagosur është afër 200.000.

Sa i përket Ukrainës, që në mënyrë strikte ka mbajtur të fshehur numrin e humbjeve, Kievi mund të ketë regjistruar të paktën 120.000 viktima, ka raportuar Washington Post. Por, Rusia e përballur me dështime të vazhdueshme në fushëbetejë, qe dy herë është duke zhvilluar fushata për rekrutimin e burrave për të luftuar.

Në Shtatorin e vitit 2022, Putin tronditi shumë rusë kur njoftoi për mobilizimin e rezervistëve dhe ushtarakëve të tjerë, duke synuar mobilizimin e 300.000 personave.

Të paktën 42 rajone të shtetit tani po thërrasin burrat që janë në moshë për luftë, sipas avokatit për të drejtat e njeriut, Pavel Chikov./REL

Etiketa: 150 mijë ushtarë të rinjluftarusiaukraine

Ju sugjerojmë

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
Kryesore

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

13 Dhjetor, 2025 10:38 pm
Auto-Skicë
Te Fundit

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

13 Dhjetor, 2025 10:25 pm
Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
Te Fundit

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

13 Dhjetor, 2025 10:23 pm
Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash
Aktualitet

Berisha:Sakrifica jonë për të larguar këtë qeveri, kush nuk përgjigjet dot del anash

13 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor
Aktualitet

Berisha njofton protestë kombëtare më 22 Dhjetor

13 Dhjetor, 2025 1:54 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 13 dhjetor 2025

13 Dhjetor, 2025 12:52 pm
Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia
Kronikë

Prostitucion te Shkëmbi i Kavajës, arrestohen dy shtetase nga Kolumbia

13 Dhjetor, 2025 10:28 am
Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri
Aktualitet

Arrestohet në Brazil ish-ministri i Perusë, i dënuar për inceneratorin në Shqipëri

13 Dhjetor, 2025 10:24 am
Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë
Kronikë

Ishin në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohen 4 persona në Tiranë

13 Dhjetor, 2025 10:20 am
Pezullimi i Ballukut/S’ka unanimitet në kolegj, çështja kalon në mbledhje gjyqtarësh
Aktualitet

Kthimi i Ballukut në detyrë/ Publikohet në Fletoren Zyrtare vendimi i Kushtetueses

12 Dhjetor, 2025 10:53 pm
Para
Mbanin armë pa leje, arrestohet 34-vjeçari në Pogradec. Në kërkim nipi i tij

Mbanin armë pa leje, arrestohet 34-vjeçari në Pogradec. Në kërkim nipi i tij

Çfarë fuqie punëtore kërkon konkretisht Gjermania?

Çfarë fuqie punëtore kërkon konkretisht Gjermania?

Itali, 100 mijë euro gjobë zyrtarëve që përdorin fjalë të huaja

Itali, 100 mijë euro gjobë zyrtarëve që përdorin fjalë të huaja

TE FUNDIT

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen

Debatet në kryesi, Salianji – Nokës: Flamur, duhet të japësh dorëheqjen
13 Dhjetor, 2025

U shoqërua me diskutime e madje edhe debate, mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike ku është diksutuar ndër të tjera...

Lexo më shumë

Kur vëzhgimi kthehet në mesazh

Auto-Skicë
13 Dhjetor, 2025

Në ditën kur Këshilli i Lartë i Prokurorisë u mblodh për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, një nga...

Lexo më shumë

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane

Kosova dhe Strategjia e Re e Sigurisë Amerikane
13 Dhjetor, 2025

Nga Arianit Shehu Publikimi i Strategjisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së për vitin 2025 (NSS) është më shumë se një...

Lexo më shumë

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit

“Fjalën gënjen tërhiqe”, debate mes kreut të PD dhe Ervin Salianjit
13 Dhjetor, 2025

Është shoqëruar me debate mes Ervin Salianjit dhe kreut të PD-së Berisha, mbledhja e sotme e kryesisë. Ka qenë pikërisht...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com