Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia ndërmerr valë sulmesh me raketa në të gjithë Ukrainën

2023/02/10 at 5:49 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia ndërmerr valë sulmesh me raketa në të gjithë Ukrainën

Rusia ndërmori të premten një valë sulmesh me raketa dhe dronë në gjithë Ukrainën, ndërsa ofensiva e Moskës, që Kievi thotë se ka nisur prej ditësh, duket se është intensifikuar në zonat lindore në prag të përvjetorit të agresionit.

Forcat ruse kanë hedhur mbi 100 raketa dhe shtatë dronë që nga e enjtja, tha shefi i ushtrisë së Ukrainës, gjeneral Valerii Zaluzhnyi.

Forcat ukrainase rrëzuan 61 raketa dhe pesë dronë, tha ai.

Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal tha se Moska vuri përsëri në shënjestër infrastrukturën e energjisë elektrike në “një tjetër përpjekje për të shkatërruar sistemin energjetik të Ukrainës dhe për t’i privuar ukrainasit nga dritat, ngrohja dhe uji.”

“Kemi pësuar dëmtime në infrastrukturën e tensionit të lartë në rajonet perëndimore, qendrore dhe lindore, të cilat mund të shkaktojnë ndërprerje të energjisë,” tha ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili ka bërë fushatë për më shumë mbështetje perëndimore, tha: “Ky është terror që mund dhe duhet të ndalet.”

Forcat e Kremlinit u përqendruan në lindjen industriale të Ukrainës, veçanërisht në provincat Luhansk dhe Donetsk që përbëjnë rajonin industrial të Donbasit ku luftimet e fundit kanë qenë më intensive, tha ushtria ukrainase. Separatistët e mbështetur nga Moska kanë luftuar kundër forcave ukrainase atje që nga viti 2014.

Por vala e sulmeve shkoi edhe më tej, duke vënë gjithashtu në shënjestër kryeqytetin Kiev dhe Lvivin, pranë kufirit perëndimor të Ukrainës me Poloninë. Goditjet u drejtuan gjithashtu ndaj infrastrukturës kritike të Kharkivit, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës në verilindje. Shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve rëndë, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.

Sirenat e alarmit për sulme ajrore u dëgjuan në pjesën më të madhe të vendit.

Kievi beson se Moska po planifikon një sulm nga toka në lindje, ku Kremlini po përpiqet të sigurojë kontrollin e zonave që ka aneksuar ilegalisht dhe ku pretendon se sundimi i tij është i mirëpritur.

Në rajonin e Donetskut, zyrtarët lokalë ukrainas njoftuan se ushtria ruse dislokoi trupa shtesë dhe nisi operacione sulmuese. “Ka një përshkallëzim të përditshëm dhe sulmet ruse po bëhen aktive në të gjithë rajonin,” tha guvernatori Pavlo Kyrylenko.

Në provincën Luhansk, ushtria ruse po përpiqet të godasë mbrojtjen e Ukrainës, sipas guvernatorit rajonal Serhii Haidai.

“Situata po përkeqësohet, armiku po sulmon vazhdimisht, rusët po sjellin një sasi të madhe pajisjesh të rënda dhe avionë,” tha zoti Haidai.

Po të premten, Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë tha se një raketë u diktua në hapësirën e saj ajrore pranë kufirit me Ukrainën. Ministria e Jashtme e Moldavisë tha në një deklaratë se ambasadori rus në Kishinau është thirrur për të folur mbi “shkeljen e papranueshme”.

Ministria tha se raketa u diktua në hapësirën e saj ajrore rreth orës 10 të mëngjesit dhe kaloi mbi dy fshatra kufitare përpara se të drejtohej për në Ukrainë.

Zëdhënësi i Forcave Ajrore të Ukrainës, Yurii Ihnat, i tha agjencisë Associated Press se një tjetër raketë kaloi në hapësirën ajrore të Rumanisë, një vend anëtar i NATO-s. Por ministria e mbrojtjes e Rumanisë e mohoi një gjë të tillë, duke thënë se raketa më e afërt me hapësirën ajrore të Rumanisë ishte afërsisht 35 kilometra larg.

Ju sugjerojmë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Para
Iu gjetën dokumente sekrete, FBI kontrolle në shtëpinë e Mike Pence

Iu gjetën dokumente sekrete, FBI kontrolle në shtëpinë e Mike Pence

Mijëra ndërtesa të shkatërruara nga tërmeti, Turqia nis hetim ndaj ndërtuesve

Mijëra ndërtesa të shkatërruara nga tërmeti, Turqia nis hetim ndaj ndërtuesve

I publikohet fotografia me Dorian Duçkën, Shkëlzen Berisha: Më kërkoi foto me insistim

I publikohet fotografia me Dorian Duçkën, Shkëlzen Berisha: Më kërkoi foto me insistim

TE FUNDIT

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com