Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia ndalon një shtetas amerikan nën dyshimet se sulmoi një zyrtar policor

2024/08/14 at 9:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia ndalon një shtetas amerikan nën dyshimet se sulmoi një zyrtar policor

Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet se ka ushtruar dhunë kundër një zyrtari policor, ka thënë Komiteti Hetues i Rusisë më 14 gusht.


Ky burrë është ndaluar më 12 gusht, nën akuzat për “huliganizëm”, ka thënë ky Komitet.

“I pandehuri ka refuzuar të ofrojë informacione për identitetin e tij, dhe më pas ka ushtruar dhunë kundër një zyrtari për zbatim të ligjit”, kanë thënë hetuesit.

Komiteti Hetues nuk e ka identifikuar burrin, mirëpo një kanal në Telegram që vëzhgon gjykatat në Moskë, e ka identifikuar atë si Joseph Tater, dhe ka thënë se ai është dënuar me 15 ditë burgim për huliganizëm.

Interfax e ka identifikuar burrin si Joseph Tager, 46-vjeçar, dhe ka thënë se ai është ndaluar për huliganizëm dhe sulm ndaj një zyrtari policor, dhe që ndaj tij mund të hapet një rast penal.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, u ka thënë gazetarëve në Uashington se Departamenti i Shtetit është në dijeni për raportimet se një shtetas tjetër amerikan është arrestuar në Rusi, dhe ka thënë se “po punojmë për të siguruar sa më shumë informacione, dhe për të kuptuar nëse ekziston qasja konsullore”.

Shumë amerikanë tjerë janë mbrapa burgjeve në Rusi, edhe pas këmbimit të të burgosurve më 1 gusht, që ka rezultuar me lirimin e 16 personave nga burgjet e Moskës, në këmbim të tetë rusëve që janë mbajtur në burgjet e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës.

Njëra prej tyre është Ksenia Karelina, është cila është duke u mbajtur në Rusi prej janarit dhe mund të përballet me 15 vjet burgim, pasi është shpallur fajtore për tradhti.

Karelina, shtetase amerikano-ruse, është ndaluar nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë në Jekaterinburg, në janar, ku ka udhëtuar për t’i takuar familjarët.

Vendimi ndaj saj pritet të merret më 15 gusht.

Karelina është akuzuar fillimisht për huliganizëm, më saktësisht për sharje të zyrtarëve policorë.

Agjentë të sigurisë, më pas, kanë kërkuar në telefonin e saj dhe kanë zbuluar se para se të udhëtonte në Rusi, ajo e ka kryer një donacion prej 51 dollarësh për një organizatë me bazë në Shtetet e Bashkuara, që ofron ndihma në Ukrainë.

Në këmbimin e të burgosurve më 1 gusht, janë përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusia, dhe disa vende evropiane.

Në mesin e të liruarve janë, gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, gazetari i të përditshmes amerikane, Wall Street Journal, dhe ish-marinsi amerikan, Paul Whelan./REL 



Ju sugjerojmë

Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi
Bota

Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi

2 Korrik, 2025 12:27 pm
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
Aktualitet

Të Enjten seanca plenare/ Rendi i ditës, ja projektligjet që pritet të diskutohen

2 Korrik, 2025 12:02 pm
Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur

2 Korrik, 2025 11:57 am
48 gradë Celsius në Sardenjë, anticikloni afrikan Charon kulmon të martën në Itali
Bota

Çfarë është “kupola e nxehtësisë” dhe si i shkakton ajo valët e forta të të nxehtit?

2 Korrik, 2025 11:39 am
Aplikacion i ri për të raportuar abuzimet nga policia, zjarrfikësit e garda
Aktualitet

Aplikacion i ri për të raportuar abuzimet nga policia, zjarrfikësit e garda

2 Korrik, 2025 11:30 am
Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për vrasje, arrestohet 45-vjeçari në Vlorë

2 Korrik, 2025 11:17 am
Situata e zjarreve/ MM: 58 vatra gjatë 24 orëve, vetëm një ende aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: Në 24 orë u raportuan 28 vatra, 2 aktive

2 Korrik, 2025 11:16 am
BKH kontrolle në banesën e babait të ish-partneres së Arben Ametajt
Aktualitet

Dosja “Buka”, SPAK dërgon në GJKKO provat e rejat ndaj Arben Ahmetajt

2 Korrik, 2025 11:07 am
Vlorë/ Policia në terren për çlirimin e hapësirave publike, në procedim 5 shtetas
Aktualitet

Vlorë/ Policia në terren për çlirimin e hapësirave publike, në procedim 5 shtetas

2 Korrik, 2025 11:04 am
Rinumërimi i votave në Fier drejt përfundimit: PS shton 27 vota, PD humb 107
Aktualitet

Rinumërimi i votave në Fier drejt përfundimit: PS shton 27 vota, PD humb 107

2 Korrik, 2025 10:51 am
Para
Zjarret në Greqi kanë shkatërruar 37% të sipërfaqes pyjore

Zjarret në Greqi kanë shkatërruar 37% të sipërfaqes pyjore

Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 15 gusht 2024

Parashikimi i motit, 8 dhjetor 2019

Reshje shiu dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot
















TE FUNDIT

Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi

Gaza në luftë për ndihmat. Grupe rivale, klane dhe mungesë rendi
2 Korrik, 2025

Në mungesë të rregullave të qarta dhe me periudha kur sundon thjesht anarkia, ndihmat humanitare janë kthyer në fushëbetejën kryesore...

Lexo më shumë

Të Enjten seanca plenare/ Rendi i ditës, ja projektligjet që pritet të diskutohen

Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë, ja rendi i ditës
2 Korrik, 2025

Nesër do të zhvillohet seanca plenare në Kuvend, ku deputetët do të diskutojnë rreth rendit të ditës të publikuar tashmë...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur

Aksident i rëndë në Borizanë: 1 viktimë dhe 3 të plagosur
2 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Fushë-Krujës. Dy automjete tip “Mercedes Benz” janë përplasur...

Lexo më shumë

Çfarë është “kupola e nxehtësisë” dhe si i shkakton ajo valët e forta të të nxehtit?

48 gradë Celsius në Sardenjë, anticikloni afrikan Charon kulmon të martën në Itali
2 Korrik, 2025

Pjesë të mëdha të Evropës perëndimore u përfshinë këtë javë nga një valë e fuqishme e të nxehtit - me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com