Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia miraton vaksinën e tretë kundër COVID-19

2021/02/20 at 1:35 PM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia fillon vaksinimin masiv të popullsisë kundë COVID-19

Rusia ka miratuar të shtunën vaksinën e saj të tretë kundër koronavirusit për përdorim të brendshëm, ka thënë kryeministri rus, Mikhail Mishustin për një televizion shtetëror, ndonëse testimet klinike në masë nuk kanë nisur ende.

Vaksina CoviVac është krijuar nga Qendra Chumakov, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Rusia tashmë ka miratuar dy vaksina kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, duke përfshirë atë Sputinik V, të zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, të cilat po ashtu u janë dhënë njerëzve pa u kryer të gjitha fazat e testimit.

Kjo qasje ka rritur shqetësimet në mesin e disa shkencëtarëve në Perëndim.

Sputnik V është miratuar në gusht dhe testimet e fazës së fundit kanë nisur në shtator.

Vaksinimi masiv ka nisur në dhjetor, pasi testimet preliminare kanë treguar se vaksina është 91.4 për qind efikase.

Që nga ajo kohë, më shumë se 2 milionë rusë janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës Sputnik V, ka thënë ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashko.

Prodhimi i vaksinës së dytë, të zhvilluar nga Instituti Vector në Novosibirsk, do të fillojë shpejt.

“Sot, Rusia është shteti i vetëm që ka tri vaksina kundër COVID-19”, ka thënë kryeministri Mishustin.

Për dallim nga vaksina Sputnik V, që përdor një virus të modifikuar dhe të padëmshëm, i cili synon të përgatisë trupin për infektim potencial me koronavirus, vaksina CoviVac është e krijuar me koronavirus të çaktivizuar, që nënkupton se atij i është hequr aftësia e shumimit.

“Vaksina që kemi zhvilluar reflekton gjithë historinë ruse, si dhe atë globale mbi shkencën e vaksinës”, ka thënë drejtori i Qendrës Chumakov, Aidar Ishmukhametov.

Vaksina CoviVac është thënë se duhet të merret në dy doza, me 14 ditë në mes.

Ajo transportohet dhe ruhet në temperaturë të frigoriferit, mes dy dhe tetë gradësh Celsius./REL

Etiketa: rusiavaksina e trete

Ju sugjerojmë

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
Bota

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

27 Dhjetor, 2025 9:43 am
Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
Aktualitet

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

27 Dhjetor, 2025 9:41 am
Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
Bota

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

27 Dhjetor, 2025 9:39 am
Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
Kryesore

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

26 Dhjetor, 2025 7:08 pm
Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje
Rajoni

Greqi, shpëtohen 52 emigrantë në Egje

26 Dhjetor, 2025 6:38 pm
Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij
Bota

Korea e Jugut kërkon 10 vite burg për Ish-presidentin Yoon Suk-Yeol, akuzat ndaj tij

26 Dhjetor, 2025 5:35 pm
Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit
Rajoni

Nga pritjet e mëdha te zhgënjimi: Serbia dhe administrata e Trumpit

26 Dhjetor, 2025 4:31 pm
Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14  persona të plagosur
Bota

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni, 14 persona të plagosur

26 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Tabaku reagon për shembjet në Theth: Konflikti, pasojë direkte e “Paketës së Maleve”
Kryesore

Investimet e huaja, Tabaku: Shqipëria duhet të jetë në linjë me SHBA-të dhe BE-në

26 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin
Kronikë

Zbardhen përgjimet e grupit që shiste kokainë në Tiranë, si e reklamonin mallin

26 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Para
Dhuna ndaj mjekut, reagon spitali: Pacienti ra nga krevati

Dhuna ndaj mjekut, reagon spitali: Pacienti ra nga krevati

Prej 1 viti në çadër me vajzën dhe mbesën, gruaja: Nuk e di a do jetoj

Prej 1 viti në çadër me vajzën dhe mbesën, gruaja: Nuk e di a do jetoj

Në maturën 98’ këto dy politikane të njohura kanë qenë shoqe klase me Saimir Tahirin

18.4 milionë lekë pasuri, çfarë deklaron Ogerta Manastirliu në bankë

TE FUNDIT

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi

Goditi me thikë 3 gra në metronë e Parisit, arrestohet sulmuesi
27 Dhjetor, 2025

Policia franceze ka arrestuar një 25-vjeçar që goditi me thikë tre gra në metronë e Parisit pasditen e së premtes,...

Lexo më shumë

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime
27 Dhjetor, 2025

Një udhëtim me anije prej 600 miljesh në Nil, një vizitë në Shqipëri apo një turne rreth pamjeve romake të...

Lexo më shumë

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

Trump: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë
27 Dhjetor, 2025

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se ai do të jetë personi që do të japë fjalën e fundit për një...

Lexo më shumë

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur

Mesazhi nga Uashingtoni: Mbështetja amerikane për Kosovën mbetet e palëkundur
26 Dhjetor, 2025

Dy kongresistë amerikanë, një republikan dhe një demokrat, kanë riafirmuar se mbështetja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën vazhdon të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com