Bota

Rusia merr një tjetër qytet, heq të gjithë flamujt e Ukrainës nga ndërtesat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:00 - 27/02/22 |
Opi Nion

Një tjetër qytet në jug të Ukrainës është pushtuar nga Rusia, raportojnë mediat ukrainase.

Trupat ruse pushtuan Nova Kakhovka, ose Kakhovka e Re. BBC raporton se Nova Kakhovka   është një qytet i vogël, por i vendosur në mënyrë strategjike në lumin Dnieper, i cili furnizon drejtpërdrejt gadishullin e Krimesë me kanale uji.

Kryebashkiaku i këtij qyteti Volodymyr Kovalenko ka thënë se trupat ruse kanë kapur komitetin ekzekutiv të qytetit dhe kanë hequr të gjithë flamujt ukrainas nga ndërtesat.

Analistët kanë vënë në dukje se avancimi i Rusisë nga jugu ka qenë më i suksesshmi deri më tani, me forcat ruse që kërcënojnë Kherson, Mykolaiv dhe Melitopol./Opinion.al

Pas