Bota

Rusia kërcënon NATO: Nëse furnizon Ukrainën me raketa, do kthehet në objektivë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:28 - 30/11/22 |
Opi Nion

Ish-presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev ka kërcënuar hapur NATO. Medvedev ka deklaruar se  NATO do të kthehet në një “objektiv konkret” për ushtrinë ruse nëse aleanca furnizon Ukrainën me raketat Patriot.

Deklaratat e Medvedev erdhën gjatë kohës që liderët e NATO-s u takuan në Rumani për të diskutuar fazën tjetër të mbështetjes për Kievin, ku mbrojtja e avancuar e raketave mbetet në krye të agjendës.

“Nëse NATO furnizon fanatikët e Kievit me raketat Patriot së bashku me personelin e tyre ata do të bëhen menjëherë një objektiv legjitim i Forcave tona të Armatosura,” tha Medvedev.

Ish-presidenti e bëri deklaratën përmes llogarisë së tij në Telegram, por nuk e bëri të qartë nëse objektivat do të ishin sistemet Patriot, ekuipazhet e NATO-s, apo vetë NATO.

Menjëherë pasi u shfaq mesazhi i Medvedev, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba deklaroi se Kievit i duhen raketat Patriot për të mbrojtur infrastrukturën e tij kryesore.

Pas