Në kulmin e të ftohtit që ka lindur midis Turqisë dhe Rusisë, kjo e fundit ka publikuar foto të kamionëve të mbushur me petrol që kalojnë nëpërmjet kufirit nga Siria në Turqi, video të predhave ajrore kundër depozitave të ISIS dhe harta me lëvizjet e detajuara të kontrabandës. Rusët janë shprehur sot se të tjera prova do të publikohen në vazhdim mbi kontrabandën e turqve.