Bota

Rusia: Identifikohet një tjetër ukrainas i dyshuar për vrasjen e Darya Dugina



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:30 - 30/08/22 |
Opi Nion

Shërbimi rus i sigurisë FSB tha se ka identifikuar një shtetas të dytë ukrainas të akuzuar se ka marrë pjesë në sulmin në të cilin Darya Dugina, vajza e filozofit ultra-nacionalist Alexander Dugin, u vra më 20 gusht në perëndim të Moskës.

Bëhet fjalë për  Bodan Petrovich Tsyganenko, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Natalya Vovk, dhe akuzohet se ka shpërthyer bombën në makinën e Duginës.

Sipas shërbimeve ruse, 44-vjeçari është gjithashtu agjent i shërbimeve sekrete ukrainase, dhe akuzohet se ka organizuar dhe kryer sulmin.

Tsyganenko dyshohet se hyri në Rusi nga Estonia më 30 korrik dhe u largua nga vendi një ditë para se Dugina të vritej. FSB e akuzon atë se i ka dhënë Vovk-ut targa false dhe dokumente false nën emrin e një shtetasi kazak, si dhe ka paketuar bombën e përdorur për sulmin.

Ndërkohë, shërbimi rus i sigurisë shton se hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e tjerë vazhdojnë./Opinion.al

 

Pas