Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia i rikthehet marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas

2022/11/02 at 3:40 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia i rikthehet marrëveshjes për eksportin e grurit ukrainas

Rusia ra dakord të mërkurën të rikthehet tek marrëveshja e ndërmjetësuar nga Turqia dhe OKB-ja për të lejuar lëvizjen e drithërave dhe mallrave të tjera nga portet e Ukrainës, tha presidenti i Turqisë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu informoi ministrin turk të Mbrojtjes Hulusi Akar se marrëveshja për një korridor humanitar të grurit do të “vazhdojë në të njëjtën mënyrë si më parë” që nga mesdita e së mërkurës.

Zoti Erdogan tha se marrëveshja e rinovuar do t’i jepte përparësi dërgesave në vendet afrikane, duke përfshirë Somalinë, Xhibutin dhe Sudanin, një veprim që merr parasysh shqetësimet e Rusisë se shumica e grurit të eksportuar që kur u arrit marrëveshjet për herë të parë në korrik, përfundonte në vendet më të pasura.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se Rusia ra dakord të vazhdojë të kryejë rolin e saj në marrëveshje pasi mori garanci me shkrim nga Kievi se Ukraina nuk do të përdorë korridorin detar për veprime ushtarake kundër Moskës.

Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit gjatë fundjavës, duke përmendur akuzat për një sulm ukrainas me dron kundër flotës së saj në Detin e Zi. Ministria ruse e Mbrojtjes tha të hënën se trafiku i anijeve nga portet në jug të Ukrainës u bllokua, duke e quajtur lëvizjen “të papranueshme”.

Ministria e Mbrojtjes tha të mërkurën se Ukraina ishte zotuar zyrtarisht për përdorimin e korridoreve të sigurta të transportit përmes Detit të Zi “ekskluzivisht në përputhje me kushtet e nismës së Detit të Zi”, një referencë për marrëveshjet e veçanta të OKB-së dhe Turqisë të nënshkruara nga Moska dhe Kievi më 22 korrik.

Anijet e ngarkuara me grurë u nisën nga Ukraina të martën, pavarësisht se Rusia pezulloi pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila synonte të siguronte kalimin e sigurt të furnizimeve kritike ushqimore për pjesët e botës që kanë probleme me urinë. Por OKB-ja kishte thënë se anijet nuk do të lëviznin të mërkurën, duke ngritur shqetësime për dërgesat e ardhshme.

OKB-ja dhe Turqia ndërmjetësuan marrëveshje të veçanta me Rusinë dhe Ukrainën në korrik për t’u siguruar që Afrika, Lindja e Mesme dhe pjesë të Azisë do të furnizoheshin me grurë dhe ushqime të tjera nga rajoni i Detit të Zi gjatë luftës në Ukrainë, të filluar nga Rusia./VOA

Ju sugjerojmë

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
Aktualitet

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

26 Janar, 2026 7:33 pm
PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
Kryesore

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

26 Janar, 2026 6:59 pm
Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
Bota

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

26 Janar, 2026 6:34 pm
Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
Bota

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

26 Janar, 2026 5:31 pm
Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër
Kryesore

Rama në Izrael: Hamas burgosi Gazën, dhe askush tjetër

26 Janar, 2026 4:31 pm
Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës
Kronikë

Qëlloi me thikë vajzën dhe plagosi dy persona të tjerë, arrestohet autori në Durrës

26 Janar, 2026 3:46 pm
Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Gramsh, gruaja humb jetën pas aksidentit me kamion

26 Janar, 2026 3:03 pm
Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…
Aktualitet

Rama me Netanyahun:Shqiptarët nuk shprehën urrejtje ndaj Izraelit, me palestinzët…

26 Janar, 2026 2:36 pm
Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë
Aktualitet

Netanyahu pret Ramën: Përfaqësoni shpirtin e vërtetë të Shqipërisë

26 Janar, 2026 2:33 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Ankimimi i Veliajt, Kushtetuesja vendos kalimin në seancë të çështjes

26 Janar, 2026 2:31 pm
Para
Bordi ndryshon sërish çmimet, ulet çmimi i naftës

Bordi ndryshon sërish çmimet, ulet çmimi i naftës

Kuvendi maqedonas ndalon themelimin e shoqatave dhe të partive që nxisin urrejtje

Kuvendi maqedonas ndalon themelimin e shoqatave dhe të partive që nxisin urrejtje

Klubi më i dobët në historinë e grupeve të Champions League

Klubi më i dobët në historinë e grupeve të Champions League

TE FUNDIT

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë

Kadastra e Vlorës zhvendoset në Tiranë
26 Janar, 2026

Miratohet vendimi për zhvendosjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt Tiranës. Prej Vlorës...

Lexo më shumë

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës

PD foltore pa Berishën, Këlliçi: Policët dhunuan qytetarët në protestën e së shtunës
26 Janar, 2026

PD zhvilloi këtë të hënë foltoren e parë pa kryedemorkatin Sali Berisha, i cili ndodhet  në selinë e Asamblesë Parlamentare...

Lexo më shumë

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus

Bashkimi Europian i jep fund importeve të gazit rus
26 Janar, 2026

Ministrat e çështjeve evropiane të Bashkimit Evropian kanë finalizuar ndalimin e importeve të gazit nga Rusia, pas një marrëveshjeje të...

Lexo më shumë

Pengu i fundit izraelit, Tel-Avivi do të rihapë pikën kufitare të Rafah

Netanyahu: Nëse të gjithë pengjet nuk kthehen, i gjithë ferri do të shpërthejë
26 Janar, 2026

Izraeli do të rihapë pjesërisht pikën kufitare në Rafah midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës pas përfundimit të një operacioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com