Shtetet e Bashkuara të Amerikës besojnë se ministri rus i Mbrojtjes po kërkon furnizim me armë nga Koreja e Veriut. Kështu është shprehur më 29 Korrik Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.
Pas mbërritjes së Sergei Shoigu në një udhëtim të rrallë në Phenian, Blinken tha se Rusia po përpiqet të blejë armë nga aleatët në mbarë botën.
“Ne po shohim Rusinë duke kërkuar dëshpërimisht mbështetje, për armë, kudo që mund t’i gjejë ato për të vazhduar agresionin e saj kundër Ukrainës”, u tha Blinken gazetarëve në Australi.
Rusia është një nga një numër i vogël kombesh me të cilat Pheniani mban marrëdhënie miqësore./Opinion.al