Rusia goditi Ukrainën me raketa lundrimi nga anijet në Detin e Zi dhe Detin Kaspik dhe lëshoi raketa hipersonike nga hapësira ajrore e Krimesë, tha sot ministria ruse e mbrojtjes.
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se Rusia kishte kryer sulme kundër infrastrukturës ushtarake të Ukrainës natën e kaluar dhe këtë mëngjes.
“Raketat e lundrimit Kalibr u lëshuan nga ujërat e Detit të Zi kundër uzinës Nizhyn që riparon automjetet e blinduara ukrainase të dëmtuara në luftime,” tha ai.
Raketat hipersonike Kinzhal (Dagger) u lëshuan nga hapësira ajrore e Krimesë, gadishulli që Rusia aneksoi nga Ukraina në vitin 2014, për të shkatërruar një strukturë magazinimi të karburantit të përdorur nga ushtria ukrainase, tha Konashenkov.
Rusia goditi gjithashtu një qendër të përgatitjes ushtarake ukrainase ku ishin vendosur luftëtarët e huaj që bashkoheshin me forcat e Kievit, tha ai./Opinion.al