Bota

Rusia godet territorin ukrainas, me raketa dhe dronë kamikazë të prodhuar nga Irani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:01 - 13/10/22 |
Opi Nion

Raketat ruse goditën qytetin e Mykolaiv këtë mëngjes, sipas zyrtarëve, pasi një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e quajti aneksimin e territorit ukrainas nga Moska “të paligjshëm” dhe vendet aleate dhanë më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën.

“Një ndërtesë banimi pesë-katëshe u godit, dy katet e sipërme u shkatërruan plotësisht, pjesa tjetër ndodhet nën rrënoja. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vendngjarje,” tha kryetari i bashkisë së Mykolaiv, Oleksandr Senkevich në një postim në rrjetet sociale.

Mykolaiv, një qendër ndërtimi anijesh dhe një port në lumin Bug në Jug, ka pësuar bombardime të rënda ruse gjatë gjithë konfliktit.

Rusia shënjestroi gjithashtu një vendbanim në rajonin e kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, herët të enjten duke përdorur drone shpërthyese.

Ky shënon mëngjesin e katërt me radhë të banorëve të Kievit që zgjohen nga sirenat e sulmit ajror pas sulmit të madh të Rusisë në të gjithë vendin të hënën.

Oleksiy Kuleba, guvernatori i rajonit të Kievit, tha se informacionet paraprake sugjerojnë se sulmet janë shkaktuar nga municionet e prodhuara nga Irani. Këta shpesh njihen si “dronë kamikaze”.

Kyrylo Tymoshenko, nënkryetari i zyrës presidenciale të Volodymyr Zelenskyt, u shpreh se objektet kritike të infrastrukturës u goditën nga dronët./Opinion.al

Pas