Bota

Rusia godet anijen “amerikane”: Sulmi u krye me sukses



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:50 - 26/07/22 |
Opi Nion

Ukraina po përgatitet të rinisë eksportet e grurit nga portet e saj në Detin e Zi, brenda kësaj jave.

Kjo vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes me Kombet e Bashkuara dhe Turqinë në Stamboll, arritja e parë madhore përmes negociatave që prej nisjes së luftës nga Rusia. Ministri i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, tha se dërgesat do të rifillojnë gjatë kësaj fundjave.

Ana teknike dhe qendra e koordinimit në Stamboll do të jenë gati brenda dy ditëve, konfirmoi zyrtari i Kievit.

Kubrakov tha se rihapja e porteve të Detit të Zi pritet të gjenerojë të ardhura prej një miliard dollarësh për Ukrainën, e cila do të eksportojë tre milionë tonë produkte bujqësore në muaj.

Zëvendësministri ukrainas i Infrastrukturës, Yurii Vaskov, tha se dërgesat e para të grurit do të bëhen nga porti i Çornomorsk. Brenda dy javësh, Ukraina gjithashtu planifikon të fillojë eksportimin e grurit përmes porteve të Odesës dhe Pivdenny. Pavarësisht ujdisë, Rusia nuk ka ndalur bombardimet, përfshirë dhe në qytete ku janë përcaktuar linjat e sigurta të lundrimit. Ushtria e Moskës, këtë herë, shënjestroi një anije mallrash, me pretendimin se po dërgonte furnizime me armë amerikane për në perëndim të Ukrainës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se bombardimi i mjetit lundures, me të cilin janë transportuar sistemi raketor HIMARS dhe armë të tjera perëndimore, është kryer me shumë saktësi me anë të armëve me rreze të gjata. Ai njoftoi gjithashtu se forcat ruse rrëzuan disa mjete ajrore pa pilot të Ukrainës në rajonet e Kharkiv dhe Donetsk. Mediat në Kiev raportojnë se ushtria pushtuese bombardoi në total 6 rajone.

Pas