Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

2025/08/23 at 9:42 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

Përpjekjet katërvjeçare të talibanëve për të fituar legjitimitet morën një të shtyrë të madhe muajin e kaluar, kur Rusia u bë vendi i parë që e njohu zyrtarisht pushtetin e këtij grupi në Afganistan.


Megjithëse vendimi i Kremlinit është kryesisht simbolik, ai mund t’i sjellë përfitime strategjike Moskës.

Njohja ia mundëson Rusisë të shfaqë veten si një fuqi e guximshme botërore që nuk ka frikë t’i sfidojë normat perëndimore, veçanërisht pas dështimeve në rajone si Lindja e Mesme.

Duke e ndërmarrë këtë nismë, Moska synon ta kthejë reputacionin e dikurshëm si një përcaktuese e agjendave në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke nxitur ndoshta edhe vende të tjera – veçanërisht në Azinë Qendrore – ta ndjekin të njëjtin hap dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet me talibanët.

Kjo mund ta forcojë pozitën e Rusisë në Azinë Qendrore, ku stabiliteti i Afganistanit ndikon drejtpërdrejt tek fqinjët si Taxhikistani, dhe ta pozicionojë Moskën si një aktor i rëndësishëm në diplomacinë rajonale.

A do të nxisë njohja nga Rusia një efekt domino?

Në Azinë Qendrore, vende si Kazakistani – që tashmë i ka hequr talibanët nga lista e grupeve terroriste dhe ka zhvilluar bisedime të nivelit të lartë me ta – duket se janë të gatshme t’i shqyrtojnë marrëdhëniet formale, pasi janë të nxitura nga shqetësimet e përbashkëta për sigurinë kufitare dhe stabilitetin.

Edhe Uzbekistani dhe Taxhikistani tregojnë shenja të ngrohjes së marrëdhënieve, me gjasë të ndikuara nga shembulli i Moskës për të nxitur bashkëpunim të përbashkët kundër terrorizmit.

Përtej rajonit, shtete të lidhura ngushtë me Rusinë, si Bjellorusia, e cila tradicionalisht ndjek vijën e Kremlinit, mund t’i bashkohen valës së njohjeve.

Kina, si një fuqi globale, e ka mirëpritur hapin e Rusisë për ta njohur qeverinë talibane, duke thënë se “synon të ndjekë një politikë miqësore me popullin afgan”. Megjithatë, Pekini nuk ka thënë qartë nëse kjo nënkupton njohje zyrtare.

Në Iranin fqinj, ka mosbesim të thellë publik ndaj talibanëve. Ndonëse Teherani është angazhuar ekonomikisht dhe diplomatikisht, pra duke pritur zyrtarë talibanë dhe duke lehtësuar tregtinë, nuk ka dhënë ndonjë shenjë se do ta ndjekë shembullin e Rusisë.

Njohja nga Kina ose Irani nuk është e afërt, por pragmatizmi gjeopolitik – i nxitur nga hapi i Rusisë – mund t’i sjellë më pranë me kalimin e kohës, sidomos nëse Afganistani stabilizohet dhe përshtatet me interesat e tyre strategjike.

Ndërkohë, shtetet arabe të Gjirit Persik po tregojnë kujdes. Emiratet e Bashkuara Arabe, pavarësisht se menaxhojnë aeroportet afgane dhe pranojnë diplomatët talibanë, hezitojnë ta njohin atë për shkak të aleancave perëndimore.

Arabia Saudite, nga ana tjetër, po fokusohet në reformat e brendshme duke shmangur rreziqet diplomatike. Katari dhe Omani vazhdojnë angazhimet pragmatike, por shmangin njohjen e plotë për të mos tërhequr vëmendjen e SHBA-së.

Çfarë përfiton Rusia?

Përfitimi kryesor për Moskën është mbase bashkëpunimi i forcuar kundër kërcënimeve të sigurisë, sipas Aleksei Sakharovit, studiues në Observer Research Foundation me bazë në Delhi.

“Qëllimi kryesor është rritja e bashkëpunimit kundër terrorizmit, veçanërisht kundër ISKP”, tha ai, duke iu referuar grupit militant Shteti Islamik – Provinca e Horasanit, degës më aktive të IS-it.

Vitet e fundit, ISKP ka zgjeruar operacionet përtej Afganistanit, duke tërhequr militantë nga vende të Azisë Qendrore, sidomos nga Taxhikistani dhe Uzbekistani. Ai mori përgjegjësinë për një sulm të madh në Rusi në mars të vitit 2024, kur katër militantë sulmuan sallën e koncerteve Crocus City Hall pranë Moskës, duke vrarë 145 njerëz me armë zjarri, thika dhe zjarrvënie.

Megjithatë, Sakharov argumenton se njohja e talibanëve nga Kremlini është “një gjest simbolik që nuk garanton ndonjë përmirësim real të pozitës së Moskës në Afganistan”.

Sipas tij, bashkëpunimi praktik mund të ishte zhvilluar edhe në mënyrë joformale.

Nga ana tjetër, talibanët përfitojnë ndjeshëm nga kjo mbështetje, e cila forcon përpjekjet e tyre për legjitimitet ndërkombëtar dhe mund ta thyejë izolimin diplomatik.

Ky zhvillim ka ngritur shqetësim mes aktivistëve afganë për të drejtat e njeriut.

Si sundimtarë de facto të Afganistanit për katër vjet, talibanët e shohin hapin e Rusisë si një vulë për qeverisjen e tyre, që mund të hapë rrugën për angazhime më të gjera ekonomike.

Pesha simbolike e njohjes nga një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së si Rusia, mund të përmirësojë pozitën negociuese të talibanëve në forumet ndërkombëtare, duke nxitur marrëveshje pa kërkesa të menjëhershme për reforma në fusha si të drejtat e grave ose gjithëpërfshirja politike.

Ish-deputetja afgane, Shukria Barakzai, e cila iku nga vendi pasi talibanët u kthyen në pushtet, paralajmëroi se Rusia mund të shkojë aq larg sa të adoptojë pozicione në OKB nga të cilat përfitojnë vetëm talibanët.

“Rusia ka zgjedhur të injorojë të drejtat e grave dhe të drejtat e njeriut, duke u vënë përparësi interesave të një grupi mbi ato të një kombi të tërë”, tha ajo për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë.

Ajo gjithashtu hodhi poshtë pretendimet se Afganistani do të përfitonte ekonomikisht nga njohja zyrtare e talibanëve nga Rusia, duke thënë: “Është gabim të mendosh se kjo do të sjellë përfitime ekonomike për afganët”. REL



Ju sugjerojmë

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
Bota

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

23 Gusht, 2025 10:33 pm
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

23 Gusht, 2025 10:06 pm
Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
Bota

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

23 Gusht, 2025 9:18 pm
Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit
Aktualitet

Begaj mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit

23 Gusht, 2025 8:39 pm
40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë
Kronikë

40-vjeçari shqiptar që vrau gruan e tij: Nuk pendohem për asgjë, ia bëra mirë

23 Gusht, 2025 8:28 pm
Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ngushëllimet më të ndjera familjes
Aktualitet

Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: Ngushëllimet më të ndjera familjes

23 Gusht, 2025 8:18 pm
Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera
Aktualitet

Ndarja nga jeta i Artur Zhejit, reagon Rama: Lamtumirë mik kohësh të tjera

23 Gusht, 2025 8:08 pm
Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë: Vdekja, kjo Zonjë madhështore
Aktualitet

Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë: Vdekja, kjo Zonjë madhështore

23 Gusht, 2025 8:00 pm
Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon
Bota

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

23 Gusht, 2025 7:30 pm
Përfshihet nga zjarri makina në rrugën Qeparo-Kuç
Kronikë

Vlorë/ Makina përfshihet nga flakët në Pyllin e Sodës, rrezikohet masivi pyjor

23 Gusht, 2025 6:56 pm
Para
Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
















TE FUNDIT

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë

Tjetër tragjedi në det, mbytet varka me emigrantë që i ishte drejtuar Italisë
23 Gusht, 2025

Të paktën 60 emigrantë sudanezë dhe nigerianë janë shpëtuar pranë brigjeve të Libisë nga anija e OJQ-së Nadir, e cila...

Lexo më shumë

Situata me zjarret në vend/ Shuhen 9 vatra, 1 mbetet në monitorim

Situata e zjarreve në vend/MM: Gjatë orëve të fundit 37 vatra aktive
23 Gusht, 2025

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se, prej orës 09:00 deri në orën 20:00 të datës...

Lexo më shumë

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet

Rusia forcon përpjekjet e talibanëve për legjitimitet
23 Gusht, 2025

Përpjekjet katërvjeçare të talibanëve për të fituar legjitimitet morën një të shtyrë të madhe muajin e kaluar, kur Rusia u...

Lexo më shumë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë

Çfarë është “Dragoi blu”? Mbyllen disa plazhe në Spanjë
23 Gusht, 2025

Një krijesë jo më e madhe se gishti i vogël i dorës ka mbyllur përkohësisht disa plazhe në Spanjë për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com