Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia forcon kontrollin mbi centralin bërthamor të Zhaporizias

2022/03/07 at 9:02 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia forcon kontrollin mbi centralin bërthamor të Zhaporizias

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike thotë se forcat ruse po forcojnë kontrollin e tyre ndaj impiantit bërthamor të Zaporizhias, më i madhi i Ukrainës dhe në Evropë, të cilën ata e morën nën kontroll pak ditë më parë.


Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Rafael Mariano Grossi, tha të dielën se forcat ushtarake ruse po u kërkojnë punonjësve të personelit ukrainas në central, të marrin miratim për çdo operacion, madje edhe për ato që lidhen me mirëmbajtjen e impiantit. Ai tha se forcat ushtarake ruse kanë penguar komunikimet normale duke fikur rrjetet celulare dhe internetin.

Autoriteti rregullator i Ukrainës tha se linjat telefonike, emailet apo faksi nuk funksionojnë më. Zoti Grossi tha se ishte jashtëzakonisht i shqetësuar rreth këtyre zhvillimeve, duke shtuar se që impianti të funksionojë në mënyrë të sigurt, personeli duhet të lejohet të kryejë detyrat e tij jetike, në kushte të qëndrueshme, pa ndërhyrje ose trysni të jashtme të panevojshme.

Ndërkohë ushtria ruse ka paralajmëruar vendet fqinje me Ukrainën që mos përdorin territorin e tyre për avionët luftarakë të Kievit, duke thënë se Moska mund t’i konsiderojë këto vende si pjesë të konfliktit, nëse avionët ukrainas kryejnë misione luftarake duke u nisur nga territori i tyre.

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov tha të dielën se disa avionë luftarakë ukrainas ishin ridislokuar në Rumani dhe në vende të tjera fqinje me Ukrainën, por ai nuk i identifikoi ato.

Zoti Konashenkov paralajmëroi se nëse këta avionë luftarakë sulmojnë forcat ruse nga territori këtyre vendeve, ky mund të konsiderohet si angazhim i tyre në konflikt ushtarak.

Po sot (e dielë) zyra e presidentit francez njoftoi rreth një bisede telefonike mes Ppresidentit rus Vladimir Putin dhe atij francez Emmanuel Macron. Biseda u përqëndrua kryesisht në sigurinë e centraleve bërthamore të Ukrainës.

Telefona ishte kryer me kërkesë të zotit Macron dhe zgjati pothuajse dy orë njoftuan autoritetet franceze.

Një zyrtar francez tha se zoti Macron këmbënguli në nevojën për të garantuar respektimin e standardeve të sigurisë së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në centralin e Çernobilit, si dhe në centrale të tjera bërthamore. Ai i tha zotit Putin se këto objekte nuk duhet të jenë në shënjestër të ofensivës ruse apo të jenë mes zjarrit të përplasjeve ushtarake.

Zoti Putin tha se nuk ka ndërmend të sulmojë centralet bërthamore dhe ra dakord mbi parimin e një dialogu mes Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Ukrainës dhe Rusisë për këtë çështje, tha një zyrtar francez, i cili foli në kushte anonimiteti. Ai shtoi se mes dy udhëheqësve do të zhvillohen bisedime të tjera në ditët në vijim.

Zoti Macron përsëriti thirrjen drejtuar Rusisë që të ndalë operacionin e saj ushtarak dhe këmbënguli në nevojën për të mbrojtur civilët dhe për të lejuar kalimin e ndihmave humanitare.

“Situata (humanitare) është e vështirë përfshirë në Mariupol“, theksoi zyrtari. “Kërkesat tona mbeten të njëjta: ne duam që Rusia t’u përgjigjet këtyre kërkesave… shumë shpejt dhe qartë“, tha ai.

Të dielën udhëheqësi i Bashkimit Evropian Charles Michel tha se mbyllja e hapësirës ajrore të Ukrainës mund të bëhej shkak për ndezjen e një lufte botërore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u ka bërë vazhdimisht thirrje vendeve të NATO-s që të ndalin sulmin e Rusisë ndaj vendin e tij duke vendosur një zonë ndalim-fluturimi. Por udhëheqësit perëndimorë e kanë refuzuar atë nga frika e një lufte më të gjerë në Evropë. Vendosja e avionëve luftarakë mbi Ukrainë, në rrethanat aktuale, mund të konsiderohej si hyrje e NATO-s në luftë dhe për këtë arsye rrezikon Luftën e Tretë Botërore, tha zoti Michel në një intervistë për transmetuesin publik ‘France Inter’.

Zoti Michel hodhi poshtë pretendimet se sanksionet ekonomike kundër Rusisë janë një shpallje lufte nga ana e BE-së ose NATO-s ndaj Rusisë. Presidenti rus Vladimir Putin e ka lidhur ndëshkimin ekonomik të Perëndimit me një shpallje lufte ndaj Moskës.

Zoti Michel tha se aleatët evropianë dhe amerikanë kanë vendosur sanksione për të ushtruar trysni e për të dëmtuar regjimin rus dhe jo njerëzit, sikurse tha ai./VOA



Ju sugjerojmë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, policia zbardh detajet e para

7 Qershor, 2025 2:57 pm
Bill Gates tregon teknologjinë që do të revolucionarizojë botën
Bota

Bill Gates dëshiron të investojë “gjithçka” në Afrikë

7 Qershor, 2025 2:46 pm
HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj
Rajoni

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

7 Qershor, 2025 2:32 pm
Dredha tregon kur do të bëhet fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës
Aktualitet

Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

7 Qershor, 2025 2:17 pm
“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…
Sport

“Dritëhijet” e formacionit, gazetari: Dilema, kush do të luajë krah Gjimshitit…

7 Qershor, 2025 2:11 pm
Para
Zelensky: Liderët evropianë të zgjohen, para se të ketë një fatkeqësi bërthamore

Zelensky-ushtarëve rusë: Nuk do të ketë vend të qetë për ju përveç varrit

Foto/ Selia e PD ndryshon pamje, kati i 2 mbulohet me banera

Rezultatet paraprake/Në 5 bashki forcë e tretë, çfarë po ndodh në selinë e PD

PS fitoi Rrogozhinën,Veliaj:E çmojmë besimin tuaj,ka pafundësi punësh për të bërë

PS fitoi Rrogozhinën,Veliaj:E çmojmë besimin tuaj,ka pafundësi punësh për të bërë
















TE FUNDIT

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
7 Qershor, 2025

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Klodian Berishës dhe Erion Ndonit, të cilët akuzohen...

Lexo më shumë

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
7 Qershor, 2025

Shqipëria organizoi për herë të parë në histori, Euro U-17, një event ku morën pjesë tetë kombëtare, përfshirë edhe ekipin...

Lexo më shumë

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
7 Qershor, 2025

Pesë persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb, ndërsa njëri prej tyre ka...

Lexo më shumë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
7 Qershor, 2025

Forcat e armatosura të Gjermanisë i kanë tre vjet për t’i blerë pajisjet e nevojshme, në mënyrë që të mund...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com