Bota

Rusia do t’i dërgojë aleatit të saj Bjellorusisë raketa bërthamore “Iskander-M”



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:50 - 26/06/22 |
Opi Nion

Rusia do t’i dërgojë aleatit të saj Bjellorusisë sisteme raketore bërthamore me rreze të shkurtër veprimi në muajt e ardhshëm, ka thënë presidenti Vladimir Putin.

Ai tha se sistemet Iskander-M “mund të lëshojnë raketa balistike dhe të lundrimit, konvencionale dhe bërthamore”.

Sistemet kanë një distancë deri në 500 km (310 milje).

Tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit janë përshkallëzuar, pas vendimit të Presidentit Putin për të pushtuar Ukrainën më 24 shkurt.

Putin ka bërë disa referenca për armët bërthamore që atëherë, të cilat disa i kanë interpretuar si një paralajmërim për vendet perëndimore që të mos ndërhyjnë.

Duke folur në Shën Petersburg, Putin tha se Rusia do të ndihmonte në modifikimin e avionëve luftarakë bjelloruse SU-25 në mënyrë që ata të mund të mbanin armë bërthamore.

Ndërkohë, disa shpërthime u raportuan në Kiev të dielën në mëngjes, tha kryetari i bashkisë së qytetit Vitali Klitschko.

“Ambulanca dhe ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje. Në dy godina vijiojnë operacionet e shpëtimit dhe evakuimit të banorëve”, shtoi ai.

Agjencia e lajmeve AFP raportoi se një kompleks banimi në qytet ishte goditur.

Të shtunën Ukraina tha se forcat ruse kishin “pushtuar plotësisht” qytetin kyç lindor të Severodonetsk, pas javësh luftimesh të ashpra.

Marrja e qytetit do të thotë se Rusia tani kontrollon pothuajse të gjithë rajonin e Luhanskut dhe pjesën më të madhe të Donetskut fqinj – dy rajonet që formojnë Donbasin e madh industrial.

Në fjalimin e tij video të shtunën vonë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u zotua të rimarrë të gjitha qytetet e pushtuara nga Rusia./Opinion.al

Pas