Moska do të furnizojë fqinjën e saj me pajisjet ushtarake më moderne në të ardhmen.
Ky lajm u bë i ditur pas takimit midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit të Bjellorusisë Alexander Lukashenko në Kremlin.
Të dy liderët ranë dakord gjithashtu për mbështetjen e ndërsjellë pas sanksioneve perëndimore të vendosura pas pushtimit rus të Ukrainës.
Megjithatë, nuk u dhanë detaje të mëtejshme.
Ekziston frika se Bjellorusia mund t’i bashkohet pushtimit./Opinion.al