Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia dhe Ukraina përballen në Gjykatën Botërore për rastin e gjenocidit

2023/09/17 at 3:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia dhe Ukraina përballen në Gjykatën Botërore për rastin e gjenocidit

Rusia dhe Ukraina do të përballen para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të hënën në rastin që ka në qendër pretendimet e Moskës se pushtimi i saj i Ukrainës është bërë për të parandaluar një gjenocid.

Ukraina e solli këtë rast në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara disa ditë pasi nisi pushtimi rus më 24 shkurt të vitit të kaluar. Kievi argumenton se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar duke thënë se pushtimi justifikohet me gjenocidin e pretenduar në lindje të Ukrainës.

Zyrtarët rusë vazhdojnë ta akuzojnë Ukrainën se po kryen gjenocid.

Rusia dëshiron që rasti të hidhet poshtë dhe kundërshton juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Seanca dëgjimore, që do të zgjasë deri më 27 shtator, do të përqendrohet në themelet e çështjes në vend se në argumentet ligjore lidhur me juridiksionin e gjykatës.

Moska ka thënë se Ukraina po e përdor këtë rast për të fituar një vendim gjyqësor lidhur me ligjshmërinë e veprimit ushtarak të Rusisë. Ukraina veçse e ka një fitore pasi gjykata marsin e vitit të kaluar ishte në favor të saj gjatë vendimit preliminar. Bazuar në atë vendim, gjykata urdhëroi Rusinë që të ndalë menjëherë veprimet ushtarake në Ukrainë.

Në seancën dëgjimore do të ketë dëshmi nga 32 shtete të tjera dhe të gjitha do të mbështesin argumentin e Ukrainës se gjykata ka juridiksion për të vazhduar me këtë rast.

Përderisa Rusia ka injoruar urdhrin e gjykatës që të ndalë veprimet ushtarake dhe kjo gjykatë nuk ka mënyrë që të zbatojë vendimet e saj, ekspertët kanë thënë se një vendim eventual në favor të Ukrainës do të ishte i rëndësishëm në pretendimet në të ardhmen për dëmshpërblim.

Konventa për gjenocid e Kombeve të Bashkuara e vitit 1948 e përkufizon gjenocidin si krime të kryera “me qëllim për të shkatërruar, të gjithin apo një pjesë, një komb, një etni, një racë apo një grup fetar”./REL

Etiketa: rusiukraine

Ju sugjerojmë

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës
Rajoni

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

8 Korrik, 2025 10:11 am
Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve
Aktualitet

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve

8 Korrik, 2025 10:09 am
Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës
Aktualitet

Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës

8 Korrik, 2025 10:05 am
Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën
Bota

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

8 Korrik, 2025 9:59 am
Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”
Bota

Netanyahu nominon Presidentin e SHBA për Çmimin Nobel: Trump, “krijues paqeje”

8 Korrik, 2025 9:44 am
Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë
Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 36-vjeçari. Pritet ekstradimi drejt Italisë

8 Korrik, 2025 9:40 am
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
Aktualitet

Durrës/ Plagosi me thikë një shtetas, arrestohet 17 vjeçari i shpallur në kërkim

8 Korrik, 2025 9:26 am
“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“
-Kulturë

“Filmi astronomik më i madh i të gjitha kohërave“

8 Korrik, 2025 9:20 am
Kërkon lirimin me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin
Aktualitet

Kërkon lirimin me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

8 Korrik, 2025 9:16 am
Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?
Bota

Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

8 Korrik, 2025 9:10 am
Para
Britanikët ruajnë “traditën”, java e parë e shkollës mes “harbimit” dhe alkoolit

Britanikët ruajnë “traditën”, java e parë e shkollës mes “harbimit” dhe alkoolit

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë

Lushnjë/ Përplaset ambulanca me kamionin, humb jetën një person

Italia kërkon ndihmë nga BE pas rritjes së numrit të migrantëve

Italia kërkon ndihmë nga BE pas rritjes së numrit të migrantëve

TE FUNDIT

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës

Mijëra pjesëmarrës nisin Marshin e Paqes në kujtim të viktimave të Srebrenicës
8 Korrik, 2025

Në Bosnje e Hercegovinë nisi të martën Marshi i përvitshëm i Paqes, në kujtim të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë....

Lexo më shumë

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve

Vijon zjarri në Malin e Dukatit, rrezikohet përhapja e flakëve
8 Korrik, 2025

Vatra e zjarrit në malin Vastak, pranë fshatit Dukat në Vlorë, vazhdon të jetë aktive prej katër ditësh, ndërsa rritet...

Lexo më shumë

Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës

Gonxhja mirëpret në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës
8 Korrik, 2025

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka mirëpritur në Tiranë ministrin Izraelit të Energjisë dhe Infrastrukturës, Eli Cohen....

Lexo më shumë

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën

Trump paralajmëron tarifa prej 35% për Serbinë dhe 30% për Bosnjën
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi tarifa prej 35 për qind për importet nga Serbia dhe 30 për qind për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com