Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia dhe Kina bllokojnë përpjekjet e Uashingtonit lidhur me konfliktit në Lindjen e Mesme

2023/10/26 at 8:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rusia dhe Kina bllokojnë përpjekjet e Uashingtonit lidhur me konfliktit në Lindjen e Mesme

Rusia dhe Kina bllokuan një përpjekje të Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të ndërmarrë veprime lidhur me konfliktin Izrael-Hamas. Në rezolutën e propozuar bëhej thirrje për ndërprerje të përkohshme të luftimeve për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare, mbrojtjen e civilëve dhe ndërprerjen e furnizimit të Hamasit me armë dhe militantëve të tjerë në Rripin e Gazës.


Shtetet e Bashkuara propozuan një projektrezolutë të shtunën ndërsa vazhdojnë të rriten reagimet ndërkombëtare lidhur me përkeqësimin e gjendjes humanitare në Rripin e Gazës dhe rritjen e viktimave në mesin e civilëve. Përpjekja e Shteteve të Bashkuara erdhi disa ditë pasi Uashingtoni i vuri veton një projektrezolute të Brazilit, të përqendruar në trajtimin e gjendjes humanitare në Rripin e Gazës, me arsyetimin se kishte nevojë për shumë kohë për përpjekjet e tij diplomatike.

Teksti fillestar i projektrezolutës amerikane tronditi shumë diplomatë me gjuhën e drejtpërdrejtë mbi të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten dhe thirrjen që Irani t’i japë fund furnizimit të grupeve militante me armë. Në tekst nuk përfshihej thirrja për ndërprerje të luftimeve për t’i hapur rrugën ndihmave humanitare për civilët. Por, teksti përfundimtar i projektrezolutës, që u hodh për votim, kishte një gjuhë më të butë.

“Ne dëgjuam zërin tuaj”, tha ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield para 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, pas bllokimit të dy projektrezolutave, që ajo i quajti veprime zhgënjyese. “Ndonëse votimet e sotme ishin një hap mbrapa, kjo nuk do të ndalë përpjekjet tona”, shtoi ajo.

Kërkesa për veprime nga OKB-ja për situatën në Lindjen e Mesme ishte një lloj i veprimit, që Shtetet e Bashkuara nuk e ndërmarrin shpesh.

Dhjetë anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së votuan në favor të projektrezolutës amerikane, Emiratet e Bashkuara Arabe kundër, ndërsa Brazili dhe Mozambiku abstenuan.

“Projektrezoluta nuk pasqyron thirrjet e forta botërore për armëpushim, ndërprerjen e luftimeve dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e çështjes”, tha ambasadori kinez në OKB, Zhang Jun pas votimit. “Në këtë moment, armëpushimi nuk është vetëm një kusht diplomatik, por edhe një lëvizje për të shpëtuar jetët e shumë civilëve”, shtoi ai.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Gutterres vazhdimisht ka bërë thirrje për një armëpushim humanitar në Rripin e Gazës.

“Detyrim për të vepruar”

Pas ngërçit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, 193 vendet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së do të votojnë të premten për një projekt-rezolutë të hartuar nga vendet arabe, e cila bën thirrje për një armëpushim në Rripin e Gazës. Asnjë vend nuk ka fuqinë e vetos në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Zbatimi i rezolutave të këtij organi nuk është i detyrueshëm, por ato kanë një peshë politike.

Izraeli është zotuar se do të çrrënjosë Hamasin, grupin militant që ka pushtetin në Rripin e Gazës, në hakmarrje të sulmit të 7 tetorit në Izrael, në të cilin u vranë 1400 njerëz. Izraeli ka kryer sulme të shumta ajrore në Rripin e Gazës, e ka rrethuar atë rajon me 2.3 milionë banorë dhe po përgatitet për një operacion të gjerë tokësor. Autoritetet palestineze thonë se më shumë se 6500 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës.

Ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia akuzoi Shtete e Bashkuara për hedhjen për votim të një projektrezolute, që autorizonte ofensivën tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës, “ndërsa mijëra fëmijë palestinezë do të vazhdonin të vriteshin atje”.

Pas dy dështimeve të para, në Këshillin e Sigurimit u hodh për votim një projektrezolutë e hartuar nga Rusia, e cila bënte thirrje për një armëpushim humanitar dhe tërheqje të urdhrave të Izraelit për evakuim të civilëve nga veriu në jug të Rripit të Gazës para fillimit të sulmit tokësor.

As projektrezoluta e Rusisë nuk mori mbështetjen e nevojshme për miratim në Këshillin e Sigurimit. Vetëm katër vende votuan në favor të saj. Për miratimin e një projektrezolute në Këshillin e Sigurimit duhen të paktën 9 vota dhe asnjë veto nga pesë anëtarët e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania, Rusia dhe Kina./ VOA



Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
Borrell: Të gatshëm për masa të reja nëse nuk shtensionohet situata në veri të Kosovës

Borrell paralajmëron edhe një takim të mundshëm të liderëve evropianë me Kurtin e Vuçiç

Padia në SPAK/ Avokati: Nuk është marrë një shumë parash nga Kryemadhi siç pretendohet

Caktimi i avokatëve nga shteti për mbrojtjen e Berishës, Gjokutaj: U shantazhuan nga prokurorët për heqjen e licencës

Takimet e Kurtit me krerët e BE, qeveria e Kosovës: Vuçiç ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshjet

Takimet e Kurtit me krerët e BE, qeveria e Kosovës: Vuçiç ka refuzuar të nënshkruaj marrëveshjet
















TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com