Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rusia dërgon mbi Bjellorusi bombardues me aftësi bërthamore

2022/02/05 at 5:57 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rusia dërgon mbi Bjellorusi bombardues me aftësi bërthamore

Rusia të shtunën dërgoi bombardues me aftësi bërthamore për të patrulluar mbi Bjellorusi, teksa kriza me Ukrainën ende po vazhdon.

Bombarduesit që morën pjesë në patrullim në Bjellorusi, aleaten e Rusisë, kanë aftësi bërthamore me rreze të gjatë veprimi.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se dy bombardues të tipit Tu-22M3 kryen stërvitje me forcat ajrore bjelloruse dhe me asetet e mbrojtjes ajrore gjatë një misioni katërorësh. Edhe në të kaluarën, Rusia ka kryer patrullime të tilla mbi Bjellorusi, shtet që në veri kufizohet me Ukrainën.

Ky mision patrullimi vjen në kohën kur Kremlini ka zhvendosur trupat nga Siberia në Lindje e Largët të Bjellorusisë për stërvitje të përbashkëta. Ky dislokim përkon me grumbullimit ushtarak rus pranë Ukrainës, që ka nxitur frikën në Perëndim se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta pushtojë Ukrainën. Rusia mohon se ka plane që ta sulmojë Ukrainën, por i bën thirrje Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve që të mos e pranojnë Ukrainën në NATO. Po ashtu, Kremlini kërkon që aleanca ushtarake NATO të mos zgjerohet drejt lindjes. Perëndimi i ka bërë thirrje Rusisë që të tërheqë mbi 100,000 trupat që ka vendosur pranë Ukrainës, por Kremlini është përgjigjur se mund të vendosë trupat e saj ku të dojë brenda territorit rus.

Përveç grumbullimit të trupave pranë Ukrainës, Rusia po ashtu ka kryer një sërë stërvitjesh ushtarake nga Arktiku deri në Detin e Zi. Dislokimi i trupave ruse në Bjellorusi rriti shqetësimin e Perëndimit, që tha se ka frikë se Moska mund të jetë duke u përgatitur që ta sulmojë Ukrainën nga veriu.

Kryeqyteti ukrainas, Kiev, gjendet vetëm 75 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë./REL

Etiketa: bombarduesitrusiukraine

Ju sugjerojmë

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
Aktualitet

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 11:03 am
“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
Aktualitet

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

8 Tetor, 2025 10:55 am
Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
Aktualitet

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

8 Tetor, 2025 10:49 am
Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA
Bota

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA

8 Tetor, 2025 10:31 am
Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar
Bota

Njihuni me shtetin që po gjurmon qytetarët e tij me teknologji të avancuar

8 Tetor, 2025 9:36 am
Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas
Aktualitet

Rama, mesazh ndërgjegjësimi grave dhe vajzave: Kryeni mamografinë falas

8 Tetor, 2025 8:49 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Kthjellime dhe reshje të pakta shiu, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

8 Tetor, 2025 8:47 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 8 tetor 2025

8 Tetor, 2025 8:28 am
Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
Politikë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

7 Tetor, 2025 11:18 pm
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Para
FSHF publikoi përgjimin, Veliaj: Shantazh për llogari të beut të saj

“Po nuk me dhe 100 mijë euro, nuk luan me Kombëtaren”, Veliaj flet për Dukën

“Tahiri meriton çdo lëvdatë”, Bardhi nxjerr videon e Ramës: Është vetëm i pari

“Tahiri meriton çdo lëvdatë”, Bardhi nxjerr videon e Ramës: Është vetëm i pari

Koronavirusi/ Ja sa pacientë janë shtruar në spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë: 793 raste të reja, 5 humbje jete

TE FUNDIT

Opozita kërkon shpalljen Dëshmor i Atdheut për gjykatësin e ndjerë Astrit Kalaja

Vrasja e gjyqtarit, arrestohet xhaxhai i autorit dhe roja i sigurisë
8 Tetor, 2025

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që po zhvillohet aktualisht në Kuvend, ligjvënësit nga radhët e opozitës kanë kërkuar që...

Lexo më shumë

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic

“Asnjë gjykatë nuk plotëson kushtet”, kreu i GJKKO: Në sallë duhet të ketë polic
8 Tetor, 2025

Kryetari i Gjykatës së Posaçme, Erion Bani, deklaroi se siguria në gjykatat e vendit mungon në 99% të rasteve. Teksa...

Lexo më shumë

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja

Familjarë, kolegë e politikanë bëjnë homazhe për gjykatësin e vrarë Astrit Kalaja
8 Tetor, 2025

Në Pallatin e Kongereseve po zhvillohen homazhet për nder të gjykatësit Astrit Kalaja, të vrarë të hënën në sallën e...

Lexo më shumë

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA

Mbyllja e qeverisë, mungesa e kontrollorëve shkakton vonesa në aeroportet e SHBA
8 Tetor, 2025

Administrata Federale e Aviacionit paralajmëron se nuk do të ketë mjaftueshëm kontrollorë të trafikut ajror në kullën e Aeroportit Ndërkombëtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com