Bota

Rusia dërgon delegacionin në Minsk, Zelensky: Nuk do të flasim në Bjellorusi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:25 - 27/02/22 |
Opi Nion

Rusia thotë se një delegacion ka mbërritur në Bjellorusi për bisedime me Ukrainën.

Por presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka refuzuar ofertën, duke thënë se bisedimet në Minsk mund të ishin të mundshme nëse Rusia nuk do të kishte sulmuar Ukrainën nga territori bjellorus.

Megjithatë, ai po e lë të hapur derën për negociata në vende të tjera.

Ai tha: “Nëse nuk do të kishte pasur veprime agresive nga territori juaj, ne mund të bisedonim në Minsk… qytetet e tjera mund të përdoren si vend për bisedime. Sigurisht që ne duam paqe, duam të takohemi, duam që lufta të përfundojë. Varshavë, Bratislavë, Budapest, Stamboll, Baku – janë vendet që ua kemi ofruar rusëve për bisedime.

“Çdo qytet tjetër do të na përshtatet gjithashtu – në një vend, nga territori i të cilit nuk lëshohen raketa ndaj nesh. Vetëm kështu negociatat mund të jenë të ndershme dhe mund t’i japin fund luftës.”-tha ai./Opinion.al

Pas